Veturat më të shitura të kohëve të sotme të Porsche-së janë SUV-të, shumë larg nga modelet mbi të cilat marka luksoze ndërtoi reputacionin e saj – makina sportive të vogla, të shkathëta dhe mbi të gjitha unike me motor të pasmë sikurse vetura ikonë 911.
Tani, prodhuesi gjerman i veturave përballet me sfidën e asaj se si të mbajë një lidhje me trashëgiminë e saj të ndritur, dhe identitetin e saj të brendit në periudhën e veturave elektrike. Përgjigja ndaj kësaj mund të jetë diçka që quhet “e-karburant” – ndryshe karburant i cili prodhohet në një fabrikë, pjesërisht nga karboni i nxjerrë nga atmosfera.
Porsche ka investuar më shumë se 100 milionë dollarë në zhvillimin e e-karburanteve. Kompania argumenton se konvertimi i plotë i flotës së saj globale prej 1.4 miliardë veturave në versione elektrike do të marrë shumë kohë për të përmbushur qëllimet e zbutjes së ndryshimeve klimatike, kështu që ka vendosur të shkojë në këtë rrugë të re, shkruan CNBC, transmeton Telegrafi.
Në fund të muajit mars, Komisioni Evropian, trupi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, përfshiu një përjashtim të e-karburanteve në ndalimin e propozuar të motorëve me djegie të brendshme, ndalim ky i cili do të hyjë në fuqi nga viti 2035.
“Me këtë qasje ne kemi një levë tjetër, një mundësi tjetër për të reduktuar gjurmën e CO2 për veturat me motor me djegie të brendshme”, deklaroi Karl Dums, menaxher i lartë në degën e e-karburanteve në Porsche. Para se t’ bashkohej këtij projektin, Dums ishte një nga inxhinierët që punoi në Taycan, veturën e parë elektrike të prodhuesit gjerman të automjeteve.
Taycan, vetura e cila u lansua në vitin 2019, ka qenë një sukses i dyfishtë. Ajo përbën 11 për qind të shitjeve totale të Porsche dhe gjithashtu sjell edhe fitim, gjë që është një arritje e rrallë për një veturat elektrike.
“E-karburantet vetëm sa i bëjnë më të shtrenjta veturat me motor me djegie të brendshme”, deklaroi Searle. “Ne po zbulojmë se nëse i prodhojmë ato sot, do të kushtonte rreth 10 dollarë për 1 gallon (afro 3.80 litra) në pompë për konsumatorët”, shtoi tutje ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo rikthehet vetura legjendare
Vetura e shtrenjtë Pagani Zonda pret pronarin e ri
Vetura që u përdor në filmin “Dictator”, shitet për 1.05 milion euro – ka targa të floririt dhe e tëra është e blinduar
Audi zbulon konceptin e ri elektrik për terrene të vështira
Mercedesi me motorr nga Renaulti dhe shumë raste tjera - 10 veturat që kanë motorin e një prodhuesi tjetër
Dodge fton entuziastët e veturave: A jeni gati të bëheni ambasador i markës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova