LAJMI I FUNDIT:

Continental dhe Aurora do të zhvillojnë së bashku sisteme vetëdrejtuese për kamionë

Continental dhe Aurora do të zhvillojnë së bashku sisteme vetëdrejtuese për kamionë

Kompania gjermane e pjesëve të automobilave Continental AG dhe firma e teknologjisë për vetë-vozitje me bazë në SHBA Aurora Innovation do të bashkojnë forcat për të hartuar dhe zhvilluar sisteme autonome drejtimi për kamionë, thanë të enjten të dy kompanitë.

Investitorët dhe drejtuesit e industrisë kanë qenë të shqetësuar për investimet e mëdha që shkojnë në teknologjinë e vetë-vozitjes dhe afatet kohore të zgjatura për ta zhvilluar atë, transmeton Telegrafi.

Aurora Innovation tashmë ka partneritet me PACCAR Inc dhe Volvo-n për të zhvilluar dhe testuar sistemin tij vetëdrejtues “Aurora Driver”, në kamionët e tyre.


Ky sistem do të lansohet vitin e ardhshëm, për operatorët e flotës komerciale dhe transportuesit e mallrave në të gjithë Shtetet e Bashkuara, dhe do të vijë me një shërbim abonimi të quajtur Aurora Horizon, thanë kompanitë.

Continental do të fillojë vetëm ofrimin e pajisjeve për të gjitha sistemet e ardhshme të Aurora Driver, derisa prodhimi pritet të fillojë në vitin 2027, shtuan kompanitë.

Ata presin që “Aurora Driver” të ulë koston e adoptimit të teknologjisë autonome të drejtimit. /Telegrafi/