LAJMI I FUNDIT:

Çairi bëhet me Mega-park prej 30.000 metrash katrorë me 500 pemë dhe fidanë

Çairi bëhet me Mega-park prej 30.000 metrash katrorë me 500 pemë dhe fidanë

Në Çair po ndërtohet mega-parku i cili do të shtrihet në sipërfaqen nga rruga “Brigada Maqedonase Kosovare” nga udhëkryqi me “Brigadën e Dytë Maqedonase” deri te udhëkryqi me “Xhon Kenedin” në sipërfaqe prej 30.000 metrash katrorë. Mega-parku që po ndërtohet si bashkëpunim ndërkomunal midis Komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit do të ketë 500 pemë dhe fidanë të reja, rrjet të ri hidranti dhe sipërfaqe me bar, dy kënde të reja sportive, dy kënde të reja për fëmijë, dy parqe për kafshët shtëpiake.

Është planifikuar edhe ndërtim i këndit për fitnes, 26 pushimore të reja, pajisje të re urbane, shtigje për këmbësorë dhe shatërvanë, me ç’rast parku duhet të jetë vend që do të kontribuojë për një cilësi më të mirë jetese, për mjedis më të mirë jetësor dhe do të jetë një kënd ku qytetarët do të kenë ambiente për shëtitje dhe rekreacion në kohën e lirë.


Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori