Ilahisti Adem Ramadani ka bërë të ditur se projekti i tij më i ri “Lutja për prindërit”, i lansuar javë më parë, është pritur maksimalisht mirë nga besimtarët.
Ajo ka marrë miliona klikime prej kur është publikuar në Youtube. Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se ky projekt është ideuar, sponsoruar dhe mbështetur nga familja Devolli, të cilën e ka falënderuar jashtëzakonisht shumë për besimin që ia ka dhënë në realizimin e tij.
“Për sa kohë që do të dëgjohet kjo ilahi e të përkujtohen njerëzit për vlerën dhe bamirësinë ndaj prindërve, për respektin maksimal duke qenë ata gjallë dhe përkujtimin e tyre me lutje e sadaka edhe pas vdekjes, shpresoj të keni shpërblim te Allahu ju, prindërit e tuaj dhe prindërit e gjithë besimtarëve qofshin ata të gjallë apo të vdekur. Amin”, ka shkruar Ramadani.
“Allahu ju shpërbleftë për këtë vepër që e keni bërë për prindërit duke treguar praktikisht se si respektohen dhe nderohen prindërit edhe pas vdekjes” ka vazhduar ai.
Ilahia ka një tekst të jashtëzakonshëm që i kushtohet prindërve, duke përmendur edhe telashet që patën ata për të rritur fëmijët e tyre.
“Me shumë hjeka babë na rrite, asnjëherë me u lodh nuk dite. Çdo pikë djerse që tka ra, t’u baftë dritë babe, në atë dunja”, thuhet ndër tjera, në këtë këngë me motive e melodi fetare.
Me një tekst pothuajse të ngjashëm, Ramadani i përshkruan edhe problemet e nënave për të rritur fëmijët e tyre.
“Edhe nëse Zoti tkish dhanë ymër 1000 vjet, edhe ditë e nat pa ndal moj nanë me të ba hyzmet, asnjëherë jo s’kisha mujt hakut me të dal, veç inshalla nanë ti ma ke ba hallall”, thotë një pjesë tjetër e ilahisë. Po ashtu, në të bëhet dua si për njërin, ashtu edhe për tjetrin prind. “Për ty babë e thirra Zotin, me krejt emmrat e rahmetit, me t’i hap dyert e xhenetit”, thotë një varg që i kushtohet babës. Për nënën, teksti është edhe më i fuqishëm. “Ngrita duart, fshiva lotin, për ty nanë e luta zotin, me krejt emrat e rahmetit, me t’i hap dyert e xhenetit. Me shumë hjeka nanë na rrite, asnjëherë me u lodh nuk dite, çdo pikë djerse që të ka ra, t’u baftë lule në atë dunja”.
Adem Ramadani konsiderohet si njëri nga ilahistët më të mirë në trojet shqiptare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare