LAJMI I FUNDIT:

Bodybuilder milioner që ishte kampion në peshëngritje, tani ka frikë ta bëjë këtë gjë – ishte afër vdekjes

Bodybuilder milioner që ishte kampion në peshëngritje, tani ka frikë ta bëjë këtë gjë – ishte afër vdekjes

Kali Muscle, një bodybuilder milioner ka paralajmëruar fansat për rreziqet e peshëngritjes pas një eksperience afër vdekjes.

48-vjeçari pësoi një atak kardiak në vitin 2021 për shkak të përdorimit të steroideve sintetike.

Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe mjekët zbuluan se i ishte bllokuar arteria e majtë. Si rezultat, Muscle iu nënshtrua menjëherë një operacioni për të shpëtuar jetën.


View this post on Instagram

A post shared by Kali Muscle (@kalimuscle)

Në atë kohë, ai tha: “Duke qenë një peshngritës i ashpër, ju i injoroni njerëzit që thonë se si njeri, unë nuk kam asnjë problem me zemrën ose gjëra të tilla”.

“Unë nuk kam qenë gjithmonë i shqetësuar, kështu që nuk dua të them se është një thirrje për t’u vetëdijësuar”.

“Sigurohuni që ju djema të kujdeseni për shëndetin tuaj. Gjithsesi për këtë kam folur me ju gjatë gjithë kohës”, ka shtuar më tej ai.

View this post on Instagram

A post shared by Kali Muscle (@kalimuscle)

Së fundmi Muscle ka folur për rreziqet e përdorimit të drogës dhe ka treguar se tani ka frikë nga ngritja e peshave.

Kur u pyet se çfarë do t’u tregonte gjeneratave të reja, ai tha: “Unë do t’i thosha vetes, mos bëj shfaqje bodybuilding dhe mos e merr gjithë ato steroide, të bëra në laborator”.

“Për vite me radhë, unë kisha një problem me edemë në këmbë dhe kyçe, dhe ju e dini, isha më i ri. Nuk e kam menduar shumë për atë që mund të më ndodhte”.

View this post on Instagram

A post shared by Kali Muscle (@kalimuscle)

“Njerëzit më thoshin se kjo është një shenjë e dështimit të zemrës, dhe sigurisht duke qenë një budalla, ti i injoron njerëzit që thonë se duhem të kem kujdes, ndërsa unë u thosha se nuk kam probleme me zemrën”, ka potencuar më tej ai.

Muscle tani po përdor platformën e tij për t’i nxitur njerëzit të ushqehen më shëndetshëm dhe të bëjnë një mënyrë jetese më të shëndetshme, ai tani gjithashtu ka ndaluar ngritjen e peshave për shkak të presionit që ata bëjnë në trupin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Premier League
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

La Liga

"Vetëm Ronaldo mund ta kthejë penalltinë në një moment viral” - ylli portugez shënon golin e parë për vitin 2025

Ligat tjera
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha

Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha

Premier League
Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United

Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United

Premier League
Kalo në kategori