LAJMI I FUNDIT:

Dalai Lama puthi në gojë një djalë në publik

Dalai Lama puthi në gojë një djalë në publik

Dalai Lama, lideri shpirtëror tibetian, ka kërkuar falje prej publikut pasi iu shfaqën pamjet skandaloze të puthjes së një djali të ri në gojë.

Personi më i shenjtë në budizmin tibetian i tha djalit të vinte tek ai, më pas i tregoi faqet dhe tha “këtu së pari”, pas së cilës fëmija e puthi.


Influencuesi britanik Oli London, i cili e publikoi këtë video në Twitter, shkroi se 85-vjeçari ka sulmuar seksualisht një fëmijë, ndaj ka theksuar – pse mediat nuk flasin për këtë?

Më pas Dalai Lama e frenoi djalin, duke i thënë “mendoj edhe këtu” dhe më pas shtoi “dhe thithe gjuhën time” pasi e nxorri atë jashtë, ballë për ballë me djalin, raporton theguardian.

Fëmija nxori shpejt gjuhën dhe dëshiroji të largohej ndërsa Dalai Lama qeshi dhe e tërhoqi përsëri drejt vetes, ndërsa publiku qeshte.

Ky akt i çuditshëm u përhap shpejt në internet dhe shumë e dënuan këtë veprim, duke e cilësuar atë të papërshtatshme, skandaloze dhe të neveritshme.

Pas presionit të madh nga publiku, ka reaguar edhe zyra e Shenjtërisë së Tij.

“Shenjtëria e Tij dëshiron t’i kërkojë falje djalit dhe familjes së tij si dhe shumë miqve në mbarë botën, për dhimbjen që mund të kenë shkaktuar fjalët e tij. Shenjtëria e Tij shpesh bën shaka në mënyrë të pafajshme dhe lozonjare me njerëzit që takon, madje edhe në publik. I vjen keq për incidentin”, thuhet në njoftim.

Kjo ngjarje ndodhi në fund të shkurtit në tempullin e Dalai Lamës në Dharmashala. Dalai Lama ka jetuar në mërgim në Indi që nga viti 1959, kur Tibeti u aneksua nga Kina. /Telegrafi/