LAJMI I FUNDIT:

Deponi e egër afër parkut të pishave në Sllupçan, Arifi: E pastrojmë por njerëz të papërgjegjshëm hedhin sërish mbeturina

Deponi e egër afër parkut të pishave në Sllupçan, Arifi: E pastrojmë por njerëz të papërgjegjshëm hedhin sërish mbeturina

Kjo është pamja që të shoqëron duke shkuar te parku i pishave në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës. Deponi e egër gjatë rrugës dhe mbeturina gjithandej.

Kryetari i komunës Erkan Arifi thotë se këtu vazhdimisht ndërmerren aksione për pastrim, por persona të papërgjegjshëm prapë hedhin mbeturina gjatë kohës kur inspektorët nuk janë në terren.

“Komuna përmes ndërmarrjes “Pisha”, ka vendos dy kontejnerë, për grumbullimin e mbeturinave, edhe gjatë çdo jave pastrohen, mirëpo prapë edhe këtu nga persona të pa përgjegjshëm hidhen mbeturinat e jo nga vizitorët.”- deklaroi Erkan Arifi, Kryetar i Komunës së Likovës.


Arifi rikujton se për shkelje të këtilla ndotësit sanksionohen sipas ligjeve në fuqi.

Investimet që janë bërë deri tani në parkun e pishave kanë qenë nga qytetarë vullnetarë në bashkëpunim me komunën. Por çfarë investimesh bën Komuna që brenda parkut të ketë shporta për mbeturina?

“Duke e parë se interesi i banorëve për rekreacion në këtë vend gjithmonë është në rritje, jemi në punim e sipër të planit urbanistik jashtë vendbanimit, në të cilin plan përveç që janë paraparë pajisjet urbane, shporta të vogla për mbeturina, ulëse, e tjera, janë të parapara edhe investime tjera.”- pohoi deklaroi Erkan Arifi, Kryetar i Komunës së Likovës..

Arifi siguron se kjo bukuri natyrore do të merr pamjen që e meriton, ndërsa thekson se dënimet që do të marrin shkelësit do të ndihmojë që pastërtia të jetë në nivelin e duhur.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Kalo në kategori