LAJMI I FUNDIT:

Georgievski: Ditë të mira për bullgarët në Maqedoni, duam të jemi në Kushtetutë

Georgievski: Ditë të mira për bullgarët në Maqedoni, duam të jemi në Kushtetutë

“Jemi të fshirë, por jo të mundur”, kështu ka theksuar kryetari i klubit kulturor tashmë të dikurshëm bullgar “Ivan Mihajlov” nga Manastiri, Ljupço Georgievski.

Në një intervistë për mediat bullgare, Georgievski theksoi se “Maqedonia herët a vonë do të duhet të bëjë ndryshime në Kushtetutë dhe t’i përfshijë bullgarët si komb shtetndërtues”.

Ai ka thënë se vendimin e ministrit të Drejtësisë për shlyerjen e emrit të klubit të tyre e kanë apeluar në Gjykatën Kushtetuese. “Ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe të kërkojmë të drejtat tona përmes gjykatave. Ne besojmë se RSM do të bëhet një vend më i mirë për bullgarët për të jetuar. Besojmë se do të na përfshijnë në Kushtetutë. Me këtë bullgarët do të bëhen të barabartë me të gjitha kombet e tjera”, ka deklaruar Georgievski në një bisedë për “Bg on air”.


Ai informoi se bullgarët do t’i dërgojnë letër presidentit Stevo Pendarovski, me kërkesë që të përfshihen në grupin punues që do të përgatisë amendamentet për ndryshimet në Kushtetutë. Sipas Georgievskit, është imperativ sepse, siç thotë ai, grupi do të merret me problemet e komunitetit bullgar dhe ata do të mund t’i ndihmojnë duke sqaruar se çfarë problemesh kanë.

“Meqenëse bëhet fjalë për veten tonë, ka kuptim të përfshihemi”. Mendojmë se Bullgaria do të na mbështesë në këto kërkesa. Do ta lehtësojmë edhe rrugën drejt BE-së”, tha Georgievski. Ai tha se për bullgarët në Maqedoni janë ditë më të mira.

“Ne bullgarët jetojmë atje dhe duam të vazhdojmë të jetojmë atje. RS Maqedonia është atdheu ynë. Kemi bërë shumë sakrifica. Bullgarët kanë jetuar dhe do të jetojnë në vend”, theksoi presidenti i klubit të fshirë bullgar “Ivan Mihailov”.

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori