LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Sarajit, 21 fshatra, 39 mijë banorë, vetëm një çerdhe

Komuna e Sarajit, 21 fshatra, 39 mijë banorë, vetëm një çerdhe

Komuna e Sarajit me rreth 39 mijë banorë dhe 21 fshatra ka në dispozicion vetëm një çerdhe. Dy objektet e çerdhes publike “ Filiz” kanë kapacitet për përkujdesje për 170 fëmijë. Kjo ka bërë që lista e pritjes të jetë e gjatë, gjë që ka shtyrë komunën disa kohë më parë të rrisë për 30 për qind kapacitetin e pranimit në ato objekte. Kjo përsëri nuk mjafton. Shumë prindër detyrohen që fëmijën ta dërgojnë disa kilometra larg pasi vend për fëmijën e tyre kanë gjetur vetëm në ndonjë çerdhe në komunat e tjera, ku listat e pritjes janë gjithashtu të gjata. Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, tha se në programin parazgjedhor është planifikuar ndërtimi i tre çerdheve në Bukoviq, Shishovë dhe Sfillare të Poshtme. Bexheti tha se Qeveria ose duhet të kryejë disa punë ose të bëjë decentralizim real.

“Jemi të gatshëm për njërën çerdhe. Sidomos me përparësi të hartimit të projektit për çerdhen në Sfillarë të Poshtme, por do të shohim vullnetin e Qeverisë, gjegjësisht të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale se a janë të gatshëm të investojnë, pasi që investimet kapitale janë në kuadër të atyre. Domethënë, ata ose duhet të bëjnë decentralizm real ose mos nxirren apo mos fshihen për disa punë pas komunave, kur ato nuk bëhen”, tha Blerim Bexheti- kryetar i Komunës së Sarajit.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se Komuna e Sarajit ka aplikuar me projekt për ndërtimin e një objekti çerdheje, mirëpo dokumentacioni nuk ka qenë i plotë.


“Komuna e Sarajit ka dorëzuar kërkesë për financimin e projektit për ndërtimin e objektit në fshatin Sfillare e Poshtme. Pas kontrollit të dokumenteve të dorëzuara, ministria ka konstatuar se dokumentacioni nuk është i plotë. Për plotësimin e aplikimit janë dorëzuar komente në komunë dhe personat përgjegjës nga ministria janë në komunikim me ta. Pas dorëzimit të dokumenteve të kërkuara, ato do të shqyrtohen nga Komisioni për hyrje programin për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtjen e fëmijëve”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Aplikimi është bërë më 7 shtator të vitit 2022, ndërsa 7 muaj më vonë ende nuk është realizuar plotësisht as faza e parë, ajo e plotësimit të dokumentacionit. Nëse vetëm për dokumente janë nevojitur 7 muaj dhe përsëri kjo fazë nuk ka përfunduar, lind pyetja sa kohë do të duhet për ndërtimin e gjithë objektit. Përgjigjen e saktë të kësaj pyetje do ta japë vetëm koha./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori