Poezi nga: Alda Merini
Përktheu: Lefter Shomo
Gratë e Jugut
të brishta si hijet,
grykëse si lulet e bukura..
Gratë e Jugut
që kanë pamjen e okrës
dhe duart pamjen e një pyetjeje,
dinë të jenë të heshtura dhe
të pranishme …
O ti Penelopë që qëndis
një pëlhurë ngjyrëvjollce! N
Të pashë nga dritarja,
të rrënjosur dhe të lehtë
si një kulpër të dendur …
Ti je gruaja e Jugut
Kryelartë për dijet,
vejushe në punë,
delikate si kristali,
e dashuruar me gjithçka është e vërtetë.
Gratë e Jugut
më të guximshme ndaj burrave
perla që bien të shkrira
në prehrin e xhelozisë.
Gratë e Jugut
kanë hap të butë që fshin një
gjethnajë të dendur.
Janë nëntorake , mund t’ u besosh të fshehta,
u ngjajnë dëshirave të çuditshme,
që marrin ostembajtësen
prej dorës së një prifti mëshirëplotë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona