LAJMI I FUNDIT:

Spitali i Tetovës do të merr masa në rastin e vdekjes së 60 vjeçarit

Spitali i Tetovës do të merr masa në rastin e vdekjes së 60 vjeçarit

Një familje ka akuzuar se anëtari i tyre ka ndërruar jetë dje në mbrëmje në spitalin e Tetovës, për shkak se nuk ka marrë ndihmë nga mjekët. Bëhet fjalë për një gjashtëdhjetë vjeçar nga Piroku, për të cilin familja tha se ka ndërruar jetë rreth orës 19:00.

”Një orë pritëm poshtë, kërkuam ndihmë askush nuk doli të na ndihmojë. Familjari ka rënë në koma para një ore, kemi pritur poshtë, asnjë mjek nuk ka dalë të na ndihmojë, pas një kohe ka ndërruar jetë për shkak të vonesës mbi gjysmë ore të mjekëve, ka thënë një nga familjarët e të ndjerit.

Drejtori i spitalit të Tetovës, Pëllumb Vela ka bërë të ditur për MPB-në se dje në mbrëmje pasi ka marrë vesh rastin, ka shkuar në institucion për të parë nga afër se çfarë ka ndodhur.

”Do të merren masa dhe do të formohet një komision që do të përcaktojë nëse fajin e kanë mjekët për vdekjen e 60-vjeçarit” – tha drejtori  Pëllumb Vela.

Drejtori Vela është drejtuesi i ri i Spitalit Klinik, i cili ka vetëm pak ditë që është në atë detyrë, pra nga 28 marsi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në

Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në

Lajme
Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje

Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje

Lajme
Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Lajme
Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re

Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re

Politikë
“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit

“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit

Komunat
Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Lajme
Kalo në kategori