LAJMI I FUNDIT:

Sulmi ndaj Top Channel, policia e Vlorës dyshon se atentatorët mund të kenë hedhur armë skaj rrugës

Sulmi ndaj Top Channel, policia e Vlorës dyshon se atentatorët mund të kenë hedhur armë skaj rrugës

Hetimet për sulmin ndaj Top Channel, ku si pasojë e të shtënave pak pas mesnate humbi jetën dhe një roje sigurie, janë zhvendosur dhe në qytetin bregdetar të Vlorës.

Grupi hetimor dyshon se autorët e këtij krimi të rëndë pasi kanë djegur makinën Range Rover pranë Kavajës janë zhvendosur me një tjetër mjet drejt Vlorës.


Dyshimet janë shtuar dhe më tej, pasi nga këqyrja e kamerave të sigurisë, disa orë pas krimit, në hyrje të Vlorës ka ndaluar një mjet që ka hedhur disa sende të dyshimta që mendohet se kanë qenë armë.

Për këtë arsye, dhjetëra efektivë kanë krehur në këmbë zonën dhe kanë kërkuar nëpër shkurre për ndonjë send të dyshimtë.

Mesnatën mes të dielës dhe të hënës, persona të armatosur qëlluan me armë zjarri në drejtim të godinës së Top Channel që ndodhet në zonën e Kasharit. Breshëria e plumbave ka goditur hekurat dhe xhamat e godinës dhe një prej plumbave ra mbi trupin e 60-vjeçarit Pal Kola, duke i marrë jetën.

Momentalisht, policia po heton në disa pista për këtë ngjarje të rëndë dhe ka sekuestruar pamjet e dhjetëra bizneseve që mund të ndihmojnë në zbardhjen e saj, raporton A2 CNN.

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori