LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria miraton ndërtimin e Urës së Bunës, Balluku: Shkurtohet rruga Velipojë-Ulqin në 310 metra nga 73 kilometra

Shqipëria miraton ndërtimin e Urës së Bunës, Balluku: Shkurtohet rruga Velipojë-Ulqin në 310 metra nga 73 kilometra

Zëvendëskryeministrja shqiptare, dhe njëkohësisht edhe Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha sot pas mbledhjes së qeverisë se u miratua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për ndërtimin e Urës së Bunës, projekt i dakordësuar gjatë mbledhjes së qeverisë me atë të Malit të Zi.

Balluku that se ura e re me gjatësi 310 metra do të shkurtojë në mënyrë shumë të ndjeshme distancën mes dy vendeve duke ndihmuar turizmin dhe do të kushtojë 1.5 miliardë lekë [rreth 13 milionë euro].

“Kjo urë do të ndryshojë të gjithë mënyrën e komunikimit midis dy vendeve, të cilat kanë 34 km plazhe të cilat për t’i aksesuar qytetarët duhet të bëjnë rreth 1.5 orë rrugë për 73 km. Ndërkohë që me ndërtimin në urën e Bunës, me 310 metra do të përshkruhet në vetëm 2 minuta. Rezulton që investimi të shkojë diku tek 1.5 miliardë lekë që do të ndahen 50 me 50 mes të dyja vendeve”, tha Balluku.


Sipas zv/kryeministres Balluku, të dhënat flasin për 360 mijë turistë shqiptarë që vizitojnë Malin e Zi dhe rreth 170 mijë qytetarë nga Mali i Zi që vizitojnë Shqipërinë.

Balluku informoi po ashtu se, ka nisur puna për hartimin e projektit që do të kryhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Çka janë hemorroidet, cilat janë simptomat dhe si trajtohen?

Çka janë hemorroidet, cilat janë simptomat dhe si trajtohen?

Shëndetësi
Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kronika e Zezë
Hamza: S’do të ketë tarifa doganore për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes

Hamza: S’do të ketë tarifa doganore për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes

Lajme
Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137

Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137

Lajme
Kalo në kategori