LAJMI I FUNDIT:

“Zgjati rreth 30 sekonda”: Një tërmet me magnitudë 6.0 ka tronditur Filipinet

“Zgjati rreth 30 sekonda”: Një tërmet me magnitudë 6.0 ka tronditur Filipinet

Një tërmet me magnitudë 6.0 ka tronditur Filipinet, ka thënë Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Ndërkohë autoritetet lokale kanë paralajmëruar për pasgoditje dhe dëme të mundshme, përcjell Telegrafi.


Siç shkruajnë mediat e huaja, tërmeti goditi rreth orës 2:00 pasdite me orën lokale të martën, disa kilometra nga komuna Maragusan në provincën malore të minierave të arit të Davao de Oro në ishullin Mindanao.

Nuk ka raporte të menjëhershme të konfirmuara për dëme të mëdha apo për viktima.

Një punonjës në zyrën e fatkeqësive në Maragusan i tha AFP se autoritetet po kontrollonin raportet për një rrëshqitje dheu në një autostradë kombëtare.

“Nuk kemi marrë asnjë raport për dëme apo viktima të tjera, por po kontrollojmë fshatrat përreth qytetit”, ka shtuar ai.

Sipas raportimeve, tërmeti zgjati rreth 30 sekonda dhe u pasua nga pasgoditje.

Ndërsa tërmeti nuk dukej se kishte shkatërruar asgjë, ai ishte mjaft i fortë sa të “shkaktonte frikë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Kalo në kategori