LAJMI I FUNDIT:

Për 10 ditë e mbajti trupin e shokut në shtëpi, Gjykata në Tiranë cakton masën për 47-vjeçarin

Për 10 ditë e mbajti trupin e shokut në shtëpi, Gjykata në Tiranë cakton masën për 47-vjeçarin

Gjykata e Tiranës ka caktuar “arrest me burg” për 47 vjeçarin Majdiel Husa, i cili akuzohet se nuk kallëzoi në polici vdekjen e shokut të tij, Elton Tahiri nga mbidoza.

Sipas prokurorisë, Husa akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. 47-vjeçari ka deklaruar se me Tahirin ishin njohur në komisariatin e Rinasit, më datë 1 shkurt kur ishin kthyer deportiv nga Gjermania.

Në deklarime Husa ka thënë se e ka mbajtur trupin e pajetë në banesë, nga frika se mund të akuzohej.


“Bashkë me ne ishte edhe një shoku i Eltonit. Pritëm njëri-tjetrin deri sa dolëm nga komisariati dhe të tre bashkë shkuam në shtëpinë time në Laprakë, pasi unë jetoj i vetëm. Gjatë rrugës blemë kokainë dhe heroinë nga një i njohuri im. Eltoni injektoi shumë në trup dhe u bë keq. E solla në vete për një moment dhe më pas u shtrimë për të fjetur”.

“Kur jam zgjuar të nesërmen shkoj tek dhoma e gjumit ku pash vetëm Eltonin duke fjetur akoma ndërkohë që shoku i tij kishte shkruajtur një letër ku thoshte: “Siç duket Eltoni do flerë dhe ca. Unë po shkoj tek familja ime meqë po më presin dhe pastaj do kthehem prapë”. Më ka habitur që Bledari e kishte lënë Eltonin vetëm pasi ai e konsideronte si vëlla”, ka thënë Husa.

Ai tutje ka rrëyer se ka dalë nga banesa për ta takuar një shok, dhe pasi është kthyer ka vërejtur që Tahiri nuk merrte frymë.

“Unë kam dal nga banesa kam takuar një shok. Kam blerë sërish drogë dhe kam shkuar në shtëpi. Pash që Eltoni flinte dhe kam takuar një shokun tim dhe i kam thënë ‘kur do ikë ky se më ka zënë derën’. Kam dal sërish dhe kur kam shkuar në shtëpi kam parë që Eltoni nuk merrte frymë. Për 10 ditë e mbajta në shtëpi trupin. Unë flija nga dhoma tjetër. Mbrëmjen e 12 shkurtit kam marrë me qira një makinë dhe trupin e Eltonit e çova në Bërxullë. Të nesërmen pashë lajmet që raportonin për gjetjen e tij dhe mendova ‘policia do e shohë që ka vdekur nga mbidoza dhe nuk do merren me mua’. Kisha frikë të tregoja”. /Abcnews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori