LAJMI I FUNDIT:

Pasi humbi këmbët kur u godit me makinë, breshkës në Misisipi iu montuan disa rrota për të ecur përsëri

Pasi humbi këmbët kur u godit me makinë, breshkës në Misisipi iu montuan disa rrota për të ecur përsëri

Një breshkë në Misisipi që humbi këmbët mbrapa po ecë përsëri falë rrotave të ndërtuara me porosi nga një ekip të rinjsh entuziastësh të Lego-s.

Breshka, e quajtur Lt. Dan u çua në “Central Mississippi Turtle Rescue” në shtator pasi humbi këmbët e pasme për shkak se u godit nga një makinë, transmeton Telegrafi.


Me këtë rast një ekip që përbëhet nga nxënës të moshës 9 deri në 14 vjeç, mori përsipër detyrën për të rivendosur lëvizshmërinë e breshkës.

Ekipi punoi për dy orë për të montuar copa Lego në një karrige të qëndrueshme me rrota për breshkën. /Telegrafi/