Poezi nga: Marianne Moore
Përktheu: Fadil Bajraj
As mua nuk më pëlqen: ka gjëra të vlefshme edhe pa këto pallavra.
Duke e lexuar, prapëseprapë, me përbuzje të përsosur, njeriu zbulon në
të, megjithatë, vend për të vërtetën.
Duar që mund të kapin, sy
që mund të zgurdullohen, flokë që mund të ngrihen përpjetë
nëse duhet, këto gjëra janë të rëndësishme jo për shkak se
interpretimi zhurmëmadh mund t’u ngarkohet, por për shkak se ato janë
të dobishme. Kur bëhen aq dytësore sa që janë të pakuptueshme, e njëjta
gjë mund të thuhet edhe për të gjithë ne, se nuk
e admirojmë atë
që nuk e kuptojmë: lakuriqësin
që qëndron së prapthi ose që kërkon të
hajë diç, elefantët që shtyhen, kalin e egër që rrotullohet, ujkun e palodhshëm
nën pemë, kritikun e palëvizshëm që nduk lëkurën e vet sikur kali që e heton pleshtin, tifozin e bejzbollit, statiscientin –
e nuk është në rregull
të kemi paragjykime ndaj “dokumenteve të biznesit dhe
teksteve shkollore”: të gjitha këto fenomene janë të rëndësishme. Megjithatë, njeriu
duhet ta bëjë dallimin: kur gjysmëpoetët dalin në shesh, rezultati nuk është poezia,
dhe as derisa poetët mes nesh mund të jenë “interpretues të fjalëpërfjalshëm të
imagjinatës” – mbi
pafytyrësinë dhe banalitetin dhe mund të paraqesin
për inspektim “kopshtet imagjinare me zhaba të vërteta në to”, a do ta kemi
këtë. Në ndërkohë, po qe se kërkoni në njërën dorë, materialin e ashpër të poezisë në gjithë ashpërsinë e tij dhe atë që është në dorën tjetër
e vërtetë, atëherë jemi të interesuar në poezi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'