LAJMI I FUNDIT:

Një delegacion nga Republika Serbe e Bosnjës priten me duartrokitje në Dumën ruse – përgjigjen duke ngritur tre gishtat

Një delegacion nga Republika Serbe e Bosnjës priten me duartrokitje në Dumën ruse – përgjigjen duke ngritur tre gishtat

Ndonëse e gjithë bota po shmang vizitat në Moskë për shkak të agresionit rus në Ukrainë, një delegacion i Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, përveçse ka bërë një gjë të tillë, madje edhe janë mburrur me këtë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një vizitë të një delegacioni të Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe, të kryesuar nga kryetari i këtij institucioni, Nenad Stevandiq, në një seancë të Dumës së Rusisë.

Siç thuhet më tej, në seancën e Dumës, delegacioni në fjalë u prit me duartrokitje të forta.


Mirëpritja u transmetua publikisht, ndaj në rrjetet sociale mund të gjendet pamje ku shihen deputetët duke bërë me dorë dhe duke ngritur tre gishtat.

Pas kësaj ata thuhet se kanë zhvilluar një takim me presidentin e Dumës, Vjecheslav Viktorovich Volodin.

Ndër tjerash, delegacioni nga Republika Serbe theksohet se ka biseduar me delegacionet ruse për “marrëdhëniet ndërmjet RS-së dhe Rusisë, bashkëpunimin e deritanishëm dhe vazhdimin e realizimit të projekteve”.

Ata “konstatuan se kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se nuk ka çështje të diskutueshme midis BeH dhe Rusisë” ku është përsëritur se “RS mbetet neutrale kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë, por është e qartë se nuk mund të flasin në emër të Bosnjë-Hercegovinës”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Mongolia tregon pse nuk e arrestoi Putinin

Mongolia tregon pse nuk e arrestoi Putinin

Azia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Putin e punëson ish-ministren e Jashtme austriake - ajo do të kujdeset për rritjen e tigrave

Putin e punëson ish-ministren e Jashtme austriake - ajo do të kujdeset për rritjen e tigrave

Evropa
Zelensky: Për një kohë të pacaktuar do t’i mbajmë territoret e Rusisë

Zelensky: Për një kohë të pacaktuar do t’i mbajmë territoret e Rusisë

Evropa
SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës

SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës

Evropa
Kalo në kategori