Mbetet ende mister fati i 26 vjeçarit Mateo Lika, i cili u raportua i zhdukur në muajin janar pasi dyshohet se ka rënë me makinë në ujërat e lumit Seman në hyrje të qytetit të Fierit.
Kërkimet nga polumbarët vijuan për disa ditë por pa asnjë gjurmë për të riun. Ndërkohë, ditën e sotme kanë nisur sërish kërkimet.
Dyshimet se ai mund të ketë rënë në lumë nisën pas dëmtimit të parmakëve të urës së Mbrostarit si dhe targës që u gjet aty pranë. I riu kishte ardhur nga Gjermania për të kaluar pushimet në Fier dhe kishte marrë me qira makinën me të cilën dyshohet se ra në ujërat e lumit Seman.
Makina që kishte marrë me qira nuk ka qenë e pajisur me GPS ndërsa nga kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë nuk arrihet të identifikohet qartë lëvizja e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251