LAJMI I FUNDIT:

SHBA po heton Neuralink të Elon Musk mbi patogjenët e rrezikshëm

SHBA po heton Neuralink të Elon Musk mbi patogjenët e rrezikshëm

Departamenti Amerikan i Transportit tha të enjten se po heton kompaninë e implanteve të trurit të Elon Musk, Neuralink mbi lëvizjen potencialisht të paligjshme të patogjenëve të rrezikshëm.

Një zëdhënës i Departamentit të Transportit i tha Reuters për hetimin pasi Komiteti i Mjekëve të Mjekësisë Përgjegjëse (PCRM), një grup mbrojtës i mirëqenies së kafshëve, i shkroi Sekretarit të Transportit Pete Buttigieg më herët të enjten për ta njoftuar atë për të dhënat që kishte marrë për këtë çështje.


Komiteti i Mjekëve të Mjekësisë Përgjegjëse tha se kishte marrë email dhe dokumente të tjera që sugjerojnë paketim të pasigurt dhe lëvizje të implanteve të hequra nga truri i majmunëve. Këto implante mund të kenë bartur sëmundje infektive në kundërshtim me ligjin federal, shtoi Komiteti në shkrimin e tyre, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i Departamentit të Transportit tha se agjencia i mori “shumë seriozisht” akuzat e bëra nga Komiteti i Mjekëve të Mjekësisë Përgjegjëse.

“Ne jemi duke e kryer një hetim në mënyrë që të sigurohemi se Neuralink është në përputhje me rregulloret federale dhe se kompania po i mbanë punëtorët e tyre dhe publikun të sigurt ndaj patogjeneve potencialisht të rrezikshme”, deklaroi zëdhënësi në fjalë.

Përfaqësuesit e Neuralink, duke përfshirë edhe Musk, nuk u përgjigjën ndaj kërkesave për koment në lidhje me rastin, të cilat u bënë nga Reuters.

Hetimi i Departamentit të Transportit i shton shqyrtimit me të cilin përballet Neuralink, kompania e cila po zhvillon një implant truri që shpreson se do t’i ndihmojë njerëzit e paralizuar të ecin përsëri dhe të kurojë sëmundje të tjera neurologjike. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Teknologji
A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?

A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?

Teknologji
Kalo në kategori