LAJMI I FUNDIT:

Banka Evropiane për Investime që nga viti 2013 i dha Kosovës mbi 250 milionë euro

Banka Evropiane për Investime që nga viti 2013 i dha Kosovës mbi 250 milionë euro

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim një ekip nga Banka Evropiane për Investime.

Sipas njoftimit për media thuhet se pjesë e këtij delegacioni ishin kryesuesi i Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, Matteo Rivellini, kreu i njësisë, Guido Clary dhe menaxheri i operimeve të BEI-së për Shqipërinë dhe Kosovën, Konstantinos Mastrogiannopoulos.

“Rivellini theksoi në fillim të takimit bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që Banka Evropiane për Investime ka me shtetin e Kosovës. Ky bashkëpunim dhe përkrahje faktohet edhe nga shifrat, ku nga viti 2013 janë dhënë në formë asistence mbi 250 milionë euro.


BEI bashkëpunon në disa struktura dhe sektorë si infrastruktura, sistemi i ujërave, sektori privat si dhe do të shtojë fokusin në të ardhmen e afërt më shumë edhe drejt sektorit të energjisë,
me qëllim adresimin e krizës së energjisë dhe dekarbonizimin”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, u përmend se BEI është në proces të hapjes së një zyre të saj edhe në Kosovë, ku një ndër objektivat e tyre të ardhshëm është rritja e angazhimit në Kosovë dhe rajon. Në lidhje me këtë, zëvendëskryeministri Bislimi ofroi mbështetjen e tij dhe theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës e përkrah këtë iniciativë.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se prioritetet e Qeverisë, ndër të tjerash, janë edhe në rritjen e financimit sa i përket sektorit të energjisë, sistemit të ujërave, menaxhimit të mbeturinave, ndërmarrësisë, rritjen e investimeve, politikat sociale dhe sundimin e ligjit. Më tej, u diskutua edhe për 3 projekte të mëdha sa i përket dixhitalizimit.

“Palët u pajtuan që do të vijojë bashkëpunimi i afërt e veçanërisht në përshpejtimin e hapjes së zyrës së Bankës Evropiane për Investime në Kosovë si dhe në drejtim të projekteve më të mëdha zhvillimore për Kosovën”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Ekonomi
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Kalo në kategori