LAJMI I FUNDIT:

Pollog, do të krijohet departamenti për menaxhimin e rreziqeve nga përmbytjet me seli në Tetovë

Pollog, do të krijohet departamenti për menaxhimin e rreziqeve nga përmbytjet me seli në Tetovë

Dëmet nga vërshimet në rajonin e Pollogut kanë bërë që me iniciativë të UNDP-së në seancën e fundit të Këshillit të Komunës së Tetovës të themelohet departament i përbashkët për menaxhimin e ujërave dhe rreziqet nga përmbytjet në rajonin e Pollogut, shkruan Portalb.mk.

Përfaqësuesi i Sektorit për Zhvillim Ekonomik Lokal në Komunën e Tetovës, Elmi Osmani, sqaroi se ky propozim vjen me iniciativë të UNDP-së në kuadër të projektit për përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut.


“Parasheh themelimin e një departamenti të përbashkët për menaxhim me ujërat dhe rreziqet nga vërshimet në rajonin e Pollogut, për të cilin të gjithë komunat e Pollogut duhet të sjellin vendim në këshillat e tyre për themelim të të njëjtit”, tha Osmani në seancë.

Kryetari i Komisionit për veprimtari komunale në Këshillin e Komunës së Tetovës, Abdurahim Maksuti njoftoi se komisioni mori qëndrim me pesë vota pro, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur dhe të njëjtën ia propozoi Këshillit të Komunës së Tetovës ta miratojë.

Të gjithë këshilltarët e pranishëm në seancë (29) votuan pro këtij vendimi.

Kryetari i Këshillit Komunal, Besar Durmishi i pyetur nga Portalb se për çfarë konkretisht do të shërbejë ky departament, theksoi se do të merret me rreziqet nga përmbytjet dhe vërshimet të cilat kanë ndodhur në vitet e kaluara.

“Ai departament do të bëhet për rajonin e Pollogut, selinë do ta ketë në Komunën e Tetovës. Do të autorizohet kryetari i komunës që të nis procedurat me shpalljen e një konkursi publik ku do të aplikojnë kandidatët të cilët e mundshëm të cilët do të jenë për udhëheqës të atij departamenti. Menjëherë pastaj në rajonin e Pollogut do të thirren të gjithë kryetarët e komunave të Pollogut ku në bashkëpunim me komunat e tjera do të mbështeten aktivitetet apo punët që do t’i bëjë ai departament”, tha Durmishi.

Komunat më pas do duhet të bëjnë studim fizibiliteti dhe t’i dorëzojnë te departamenti që të hartojë projekte në këtë drejtim.

Vërshimet e fundit në Tetovë ishin nëntorin e kaluar ku u përmbytën dyqane, shtëpi dhe disa vetura ngecën në nënkalime. Kujtojmë se edhe dy herë tjera më parë gjatë vitit 2022, të reshurat intensive shkaktuan dëme në shtëpi. Komuna e Tetovës kërkoi përkrahjen e Qeverisë për të dëmshpërblyer qytetarët, por Qeveria nuk pranoi një gjë të tillë.

Defektet në kanalizimin fekal dhe atë atmosferik, vjetërsia e tyre, mosmirëmbajtja, mospastrimi konstant dhe hedhja e mbeturinave në to nga ana e qytetarëve janë disa nga arsyet kryesore që kur ka reshje në Tetovë, ujërat të dalin nga to në sipërfaqe. Ndërkaq Komuna e Tetovës muaj më parë përzgjodhi kompaninë për mirëmbajtjen e të njëjtave.

Frika nga vërshimet dhe fatkeqësitë natyrore është e pranishme gjithnjë. Kujtojmë që, vërshimet e vitit 2015 morën me vete katër jetë njerëzish në mesin e të cilëve edhe të një fëmije.

Për vërshimet dhe fatkeqësitë natyrore ndryshimet klimatike shihen si një faktor që ndikon në shfaqjen e tyre së fundmi.

Në Pollog, në këtë drejtim ka disa projekte që po zhvillohen në këtë drejtim, kryesisht me përkrahje nga shtetet e huaja dhe UNDP-ja.

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kalo në kategori