LAJMI I FUNDIT:

Hetem Ramadani: Kur të rrish me Sali Berishën del ma i mençur se që ke hyrë

Hetem Ramadani: Kur të rrish me Sali Berishën del ma i mençur se që ke hyrë

Mjeku i mjekësisë alternative, Hetem Ramadani, ka treguar për raportet me ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Ramadani e ka vlerësuar Berishën si një intelektual të madh.

“Sala për mu është një intelektual shumë i madh, që kur të rrish me Salën privatisht, më ka ndodh, jo kënaqësi mëson, del ma i mençur se që ke hyrë aty. Tani, politikë kush futet në politikë nuk është Sala më, është politika, pozita…Dhe, kur e ndëgjoj Salën, e shoh që janë dy Sala, ai Sala që unë e njoh dhe ai Sala në politikë, që unë me politikanë gati me asnjë nuk pajtohem”, tha Ramadani, në emisonin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova.


Tutje ka thënë se përmes Sali Berishës është njoftuar me ish-presidentin, Ibrahim Rugova. Ai thotë se Berisha e do Kosovën.

“Unë e kam dashtë Salën,  edhe nuk ka kosovarë që kur ka ardhë në pushtet që nuk e ka dashtë. Dhe, përmes Salës jam njoftu me Ibrahim Rugovën. Sala për mu është një patriot, e don Kosovën…Nuk jam pajtu në kohën e piramidave, i kam çu fjalë jep dorëheqje se do digjet Shqipëria, nuk më ka besu, ka ndodh ajo që ndodhi…”, ka deklaruar Ramadani.

Ai thotë se ka fjalë që Sali Berisha nuk e ka dashtë Adem Jasharin, por në kohën kur ai ishte në pushtet janë bërë stërvitjet ushtarake të grupeve guerile nga Kosova në Shqipëri, ku në mesin e 55 vullnetarëve ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari. Ramadani thotë se për këto i ka meritat Ibrahim Rugova.

Ndër të tjera ai e krahason Sali Berishën me Berluskonin, për më shumë dëgjoni videon e mëposhtme:

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori