LAJMI I FUNDIT:

Gjenerata më e re e Airbus “A321 NEO” së shpejti edhe në Prishtinë

Gjenerata më e re e Airbus “A321 NEO” së shpejti edhe në Prishtinë

Gjenerata me e re e Airbus A320 NEO dhe A321 NEO së shpejti do të shihen edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kjo do të bëhet fal bashkëpunimit që do vazhdojë mes Eurowings dhe kompanive kosovare Eurokoha dhe Kosova Airlines.


Marrëveshja parasheh që fluturimet nga Prishtina dhe anasjelltas nëpër vendet të ndryshme evropiane, të bëhen me gjeneratën me të re të Airbus të cilët cilësohen si një prej aeroplanëve më komod për udhëtime duke ofruar siguri dhe komoditet të plotë për udhëtarët.

Image

Remzi Ejupi, pronari i kompanisë Eurokoha dhe Kosova Ailines, është shprehur i kënaqur që kompania e tij po përmirëson çdo ditë e më shumë cilësinë për udhëtarët të cilët marrin shërbime udhëtimesh tash e shumë vite me kompanitë Eurokoha dhe Kosova Airlines.

Image

Avionët Airbus 320 NEO i cili ka 180 ulëse dhe Airbus 321 NEO ka 230 ulëse tashmë fluturon në kryeqendrat evropiane nga Dyseldorfi në Málaga, Athinë, Barcelonë, Berlin, Budapest, Dresden, Gjenevë, Hamburg, Lisbonë, Lion, Mynih, Milano, Palma de Mallorca, Pragë, Vjenë dhe Cyrih.

Image

Airbus A320 NEO është deri tani avioni më efikas dhe i qetë me distanca të shkurtra dhe të mesme në botë dhe shenja më e dukshme ende e një serie prej më shumë se 50 nismash të qëndrueshmërisë në Eurowings.

Image

Me teknologjinë kryesore nga Airbus dhe CFM LEAP, avioni ka një performancë mjedisore të përmirësuar ndjeshëm në krahasim me gjeneratat e mëparshme: me një reduktim prej 50 për qind në emetimet e zhurmës, një reduktim deri në 20 për qind në konsumin e karburantit dhe emetimet e karbonit dhe një investim total prej më shumë se 1.5 miliardë dollarë, shtimi i flotës së re është projekti investues më i shtrenjtë në historinë e korporatës gati 30-vjeçare të Eurowings.

Image

Image

Image

Image

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Kalo në kategori