LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti: Maqedonia e shqiptarëve aq sa e maqedonasve, bashkë shkojmë drejtë BE-së

Ali Ahmeti: Maqedonia e shqiptarëve aq sa e maqedonasve, bashkë shkojmë drejtë BE-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në fjalimin e tij para grave të Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë ka thënë se është e pakuptimtë se pse qytetarët maqedonas nuk po pajtohen me zbatimin e Marrëveshjes me Bullgarinë dhe ndryshimet Kushtetuese.

Ai ka shtuar shqiptarët kanë qenë gjithmonë miq dhe kanë mbështetur komunitetin maqedonas në sfidat e tyre sepse Ahmeti thotë se Maqedonia është shtet i përbashkët i të dy kombeve. Sipas Ahmetit, shqiptarët po edhe maqedonasit janë bashkë në NATO dhe në BE.

“Do e hedh poshtë tezën e Meritës që tha se burrat luftojnë e gratë bëjnë paqen! Unë jam I mendimit që burra e gra kanë luftuar bashkë për të pasur paqe, andaj përfaqësimi I grave duhet të jetë sa më I madh e jo bazuar vetëm në ato ndarjet proporcionale që janë shkruar.


Shumë teori janë shkruar e thënë si Cubroloviqi, thonin se duhet vrarë nënat shqiptare e jo vetëm djemtë e burrat, sepse këto nëna lindnin heronjtë që ishin arsyeja e dështimit të pushtuesve tanë. Kemi kaluar regjime të ndryshme, me elaborate se sit ë mbetet në errësirë gruaja shqiptare, shumë fjalë të tipit: Mos i shkolloni sepse dalin imani, vrisni gratë e shumë gjëra të ngjashme, pra kombi ynë ka provuar në shpatulla regjime të egra.

Ndaj burra e gra krah për krah, ne e kemi për obligim të punojmë e të luftojmë për gra me të drejta të barabarta ashtu siç ju ka hije. Nuk jemi në fushatë, por mungesa e takimeve është vërejtur që nga koha e pandemisë, ndaj rikthehemi te takimet tradicionale. Jemi në një situatë ku kërkohet zgjidhje, ashtu siç kishim problem me çështjen e emrit, tani kemi me ndryshimet kushtetuese, ndaj është politizuar shumë shoqëria e bashkëqytetarëve tane.

Po shkruajnë letra nga publicitët maqedonas që sikur unë nuk jam në përkrahje të bashkëqytetarëve të mi! E kanë gabim sepse I kam përkrahur dhe I përkrah, sepse në NATO nuk jemi të ndarë por jemi bashkë, në BE do jemi bashkë, ndaj dhe problemet duhet ti zgjidhim bashkë. Po na dalim problematika që mund të na vështirësojnë këtë proces, po hapen problemet e Marrëveshjes së Shën Stefanit. Problemet historike unë I kam foluar dhe me partitë tona politike, ju kam thënë të mendojmë dhe të bëjmë vlerësim shkencor të situatës, sepse asgjë nuk humbën as nga Marrëveshja e Ohrit, as nga ajo e Prespës, përkundrazi ne fituam anëtarësimin në NATO, ndaj dhe me marrëveshjen me Bullgarinë në nuk humbim asgjë, përkundrazi legjitimojmë identitetin e bashkëqytetarëve tanë”, tha Ahmeti.

Kujtojmë, BDI-ja për të dytën javë me radhë është në terren dhe po zhvillon takime me qytetarë e strukturat e veta. Javën e parë takoi banorët dhe qytetarët e Gostivarit, nesër ajo përmbyllë takimin një javorë me banorët dhe strukturat e saja në Tetovë dhe pritet që edhe ditëve po edhe javëve në vazhdim ta bëj të njëjtën duke bërë një “parafushatë” siç e quajti Ahmeti të fushatës për integrim sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori