LAJMI I FUNDIT:

Tërheqjet e njohjeve, diplomati shqiptar: Janë të pavlera, plani franko-gjerman ndryshon gjithçka

Tërheqjet e njohjeve, diplomati shqiptar: Janë të pavlera, plani franko-gjerman ndryshon gjithçka

Këtë fillmviti, Serbia është në një fushatë për të çnjohur Pavarësinë e Kosovës. Ne ditët e para të janarit, presidenti  i Serbisë Aleksandar Vuqiç pretendoi se nëntë shtete kishin tërhequr njohjen e Kosovës dhe se Beogradi ishte në pritje të një shteti të dhjetë, pa specifikuar se për cilin bëhej bëhet fjalë.

Sipas tij, këtë vendim e kanë marrë Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guniea, Antigua dhe Barbuda, Shën Lucia dhe Maldivet. Dy ditë më parë, ministri i Jashtëm i Togos deklaroi në Beograd se ka tërhequr njohjen e Kosovës, duke u bërë kështu shteti i 10-të.

Në anën tjetër, Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla ka deklaruar i ka hedhur poshtë pretendimet e Serbisë dhe thotë se Kosovën e njohin 117 shtete. Madje diplomatët kosovarë kanë intensifikuar takimet me homologët e tyre që vijnë nga shtetet që Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjen.


Për këtë çështje u diskutua këtë të mërkurë në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN. Diplomati Agim Nesho u shpreh tërheqjet e njohjes së Kosovës nuk kanë asnjë vlerë pasi plani franko-gjerman finalizohet me njohje reciproke.

“Serbia ka kohë që ka thënë se 10 vende do të tërheqin njohjen. Mendoj se nuk ka një problematikë të tillë, pasi ne jemi përpara një akti, të një propozimi konkret të projektit franko-gjerman, i cili jo vetëm do të arrijë normalizimin e marrëdhënieve, por në fund të tij do të ketë edhe njohjen reciproke të dy shteteve.

“Projekti franko-gjerman i tejkalon të gjitha veprimtaritë e shteteve siç është Serbia, e cila tenton të tërheqë njohjet”.

“Bota është bërë multipolare dhe gjeopolitika po sundon. Rusët janë shumë të interesuar dhe njohja e Kosovës, që në fillim, është përdorur nga rusët si një procedent. Ata menjëherë pas njohjes së Kosovës nga Perëndimi kanë kërkuar që dy zona të Gjeorgji të kishin të njëjtën njohje”, tha Nesho.

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori