LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti godet sërish Shqipërinë

Tërmeti godet sërish Shqipërinë

Tirana sërish është goditur nga tërmeti.

Sipas të dhënave të EMSC-së fuqia e tërmetit ishte me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter.


Ndërkaq Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ), raportoi se tërmeti shkallë me të rëndë prej 4.3 ballësh.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti është lokalizuar në një thellësi të cekët prej 10 kilometrave.

Bazuar në Volcanodiscovery, tërmetet e cekëta ndihen më fort se sa më të thellët pasi janë më afër sipërfaqes.

“Madhësia e saktë, epiqendra dhe thellësia e tërmetit mund të rishikohen brenda orëve ose minutave të ardhshme pasi sizmologët shqyrtojnë të dhënat dhe përsosin llogaritjet e tyre, ose kur agjencitë e tjera lëshojnë raportin e tyre”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Shqipëria edhe gjatë së dielës pati disa tërmete. Njëri u konsiderua me shkallë më të lartë prej 5.2 ballë.

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se tërmeti ka shkaktuar dëme të lehta në Xibër të bashkisë Klos.

“Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit”, thuhet në njoftim. Telegrafi/