LAJMI I FUNDIT:

Po vjen “Cyber ZERO”, ngjarja që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online

Po vjen “Cyber ZERO”, ngjarja që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online

Tashmë po bëhen përgatitjet e fundit për mbajtjen e Konferencës Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike “Cyber ZERO”, një event që bashkon ekspertët dhe institucionet më të rëndësishme të vendit e rajonit, në shënim të Ditës së Privatësisë.

Në njoftim thuhet se data 26,27 dhe 28 janar i jep kuptim secilit diskutim e strategji, që bëhet në luftë me sulmet online dhe kërcënimet në sigurinë kibernetike.


Shoqata Kibernetike Shqiptare e njohur si ACA me shumë partner, duke nisur nga FindBug, Ambasada Amerikane në Prishtinë, Agjencioni për Informim dhe Privatësi, Komuna e Prishtinës, sjellin në KLAN ARENA ekspertë vendor e ndërkombëtarë nga Facebook, Youtube, Google, Cisco, Fortinet, Checkpoint, Palo Alto e shumë prodhues të njohur të fushës së sigurisë kibernetike, të cilët para një audience prej 1000 personave do të diskutojnë dhe prezantojnë format më të reja të mbrojtjes nga sulmet online dhe pajisjet më inovative nga kjo fushë.

Edicioni i 7-të i Konferencës për Siguri dhe Privatësi ruan traditën duke sjellë garën e madhe të hakerëve plisbardhë, që sivjet mbërrin shumën prej 20,000 dollarë, në këmbim të raportimit të dobësive të ueb-faqeve të paraselektuara.

Risi këtë edicion është edhe çmimi “The cyber security Women GAME CHANGER Awards”, që do të shpërblejë tri femra të suksesshme në TIK, si motiv edhe për vajzat e reja, që të bëhen pjesë e fushës së sigurisë kibernetike.

Konferenca e ndarë në dy ditë, në dhjetëra panele, me temat më me interes nga siguria kibernetike dhe privatësia, me ekspertët më eminent, përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, kompanive prodhuese, mediave dhe gazetarëve, do të jetë një arenë diskutimi, për të dhënë përgjigje mbi çdo problematike e pasiguri, që aktualisht sfidon mbrojtjen online. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori