Një komunitet ‘i zhurmshëm’ i dominuar nga matriarkati: Tetë fakte për hienat që mbase nuk i dinit
Nëse në planetin tonë ekziston një gjitar me reputacion të keq, atëherë gjithsesi është hiena
Kjo kafshë e egër gjitare, mishngrënëse e grabitqare (që e kapin prenë me dhëmbë e jo me kthetra), me trup sa të ujkut, me qimet ngjyrë hiri a të kuqërreme, rron në vendet e shkreta të Azisë e të Afrikës.
E etiketuar me shumë emra nënçmues si frikacake apo kafsha më e shëmtuar, e vërteta është se hienat janë në fakt jashtëzakonisht të suksesshme dhe zotërojnë disa cilësi për të cilat shumica nuk kanë dëgjuar, transmeton Telegrafi.
1. Gjuetare të shkathëta
Një nga akuzat e rreme më të zakonshme, kur bëhet fjalë për këto kafshë, është se ato kërmangrënëse dhe se u pëlqen të vjedhin ushqim nga luanët.
Në fakt, këto studime kanë treguar që ato vetë vrasim midis 66 deri 90 për qind të gjahut të tyre. Por janë edhe gjuetare të gjithanshme dhe të suksesshme, të cilat mund të ndjekin gjahun e tyre një kohë të gjatë – domethënë derisa sa ta lodhin, madje me shpejtësi prej 60 kilometrash në orë.
2. Nëna të shkëlqyeshme
Kur bëhet fjalë për nënat më të mira në botën e natyrës, hienat nuk mund të anashkalohen. Ato shpenzojnë më shumë energji për rritjen e të vegjëlve të tyre sesa mishngrënësit e tjerë tokësorë.
Hiena femër mund të lindë 1 deri në 3 të vegjël, të cilët lindin me sy të hapur, dhëmbë dhe muskuj të gatshëm për të lëvizur. Në muajt e ardhshëm, ajo do të prodhojë qumësht të pasur me proteina dhe yndyra dhe do të kujdeset në mënyrë të pavarur për të vegjlit e saj.
3. Janë shumë inteligjente
Hienat zakonisht janë konsideruar si budallaqe dhe monotone, për shkak të moskuptimit të natyrës së tyre. Mirëpo, ato tregojnë shenja të larta inteligjence e cila mund të krahasohet me inteligjencën e një numri të madh të kafshëve të egra në Afrikë…
4. Kanë gjenitale të ndërlikuara dhe të pazakonta
Hienat femra kanë pseudopenis – i cili sugjeron që nuk bëhet fjalë për hermafrodizëm, por për një tipar të llojit të vet. Kur disa ndër to do të jenë më agresive dhe më dominuese se meshkujt, kanë evoluar nga ato përmasa sa që kanë zhvilluar gjenitale të cilat ngjajnë me ato që i kanë hienat meshkuj. Besohet se kjo ndodh në mënyrë që femrat të vendosin nëse do të çiftëzohen apo jo dhe me kë.
5. Jetojnë gjatë
Ndryshe nga të afërmit e tyre më të afërt, ata mund të jetojnë deri në ditëlindjen e tyre të 20-të në natyrë, duke i bërë një nga mishngrënësit më jetëgjatë tokësorë.
6. Zona e shpërndarjes
Zona e shpërndarjes së hienave varet nga speciet. Kështu, për shembull, Hiena me vija mund të gjendet nga Lindja e Mesme në Azinë Jugore dhe në disa pjesë të Afrikës. Ndërsa tre të tjerat – kafe dhe me njolla, si dhe të ashtuquajturat ujku tokësor – i cili ushqehet me insekte – mund të gjendet vetëm në kontinentin afrikan. Hienat zakonisht banojnë në habitate të rrafshnalta dhe savane, ndërsa kërkojnë strehim në shpella dhe strofulla të braktisura.
7. Matriarkati dominon
Këto kafshë jetojnë në tufa që mund të numërojnë deri në 130 individë, shumica e të cilëve janë shumë socialë dhe kureshtarë nga natyra. Megjithatë, ndryshe nga luanët, hienat rrallë shihen së bashku dhe në vend të kësaj shpesh kalojnë kohë vetëm ose në grupe të vogla, me të gjithë grupin që mblidhet herë pas here. Këto klane përbëhen nga femra kryesisht të lidhura që janë më dominueset, këlyshët e tyre që renditen drejtpërdrejt me nënën e tyre dhe meshkuj që kanë migruar nga klane të tjera kur arrijnë pjekurinë seksuale.
8. Repertoari vokal
Hienat kanë një repertor vokal që është krejt i ndryshëm nga çdo gjë e regjistruar për mishngrënësit tokësorë, sepse ato kanë një hierarki të komplikuar shoqërore. Ato njihen më së shumti për të qeshurën ose qeshjen e tyre, që në fakt është një reflektim i ankthit dhe i pasigurisë. Përveç kësaj, hienat lëshojnë tinguj të ndryshëm rapsoni ndërsa enden gjatë natës, në mënyrë që të njohin njëri-tjetrin në distancë. Por edhe të paktën 10 vokalizime të tjera me të cilat komunikojnë me anëtarët e tjerë të grupit të tyre.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi
Lirohuni nga fatkeqësia dhe energjia negative: Rituali i cili pastron shpirtin, liron trupin nga qëllimet e këqija të njerëzve të tjerë!
Këto janë pesë kafshët shtëpiake më të pasura në botë: Ato fitojnë një shumë të madhe, e gjitha kjo falë pronarëve të tyre të pasur
Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat
Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?
Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?
Si ta dalloni nëse ka kamera të instaluara fshehtazi në një dhomë hoteli?
Shtatë gjërat kryesore që do të ndryshojnë kur Princi William të bëhet Mbret
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri