Banka Gjermane për Zhvillim KfW dhe Qeveria Zvicerane, e përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), kanë mbyllur me sukses një marrëveshje financimi për të mbështetur Fondin Rajonal të Sfidave (RCF). Me këtë marrëveshje, SDC cakton 9.7 milionë CHF për financimin e projekteve të trajnimit bashkëpunues në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) është një strukturë financimi e krijuar për të rritur punësueshmërinë e të rinjve. RCF forcon konkurreshmërinë e sipërmarrjeve në shtetet e Ballkanit Perëndimor duke financuar investime në pajisje dhe infrastrukturë për projekte të përzgjedhura të trajnimit bashkëpunues të zbatuara përmes partneriteteve midis instituteve të formimit profesional dhe Sipërmarrjeve. Grantet shpërndahen përmes një sfide rajonale konkurruese.
RCF është autorizuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim BMZ për Bankën Gjermane të Zhvillimit KfW dhe zbatohet nga Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6-CIF), një nismë e përbashkët e dhomave të tregtisë nga rajoni. Volumi i Fondit prej 39 milionë euro, i përfituar nga Bashkëpunimi Financiar Gjerman, do të rritet në rreth 49 milionë euro falë kontributit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Klaus-Martin Müller, Drejtori i KfW-së për Evropën Juglindore dhe Turqinë, vuri në dukje se “Fondi Rajonal i Sfidave ka të bëjë me integrimin rajonal dhe mundësitë për rritje ekonomike. Fondi ka arritur tashmë të bashkojë sektorin privat dhe institutet e formimit profesional, duke motivuar sipërmarrjet që të angazhohen në formimin profesional duke u bashkuar me shkollat profesionale në dorëzimin e propozimeve për dy thirrjet e mëparshme të hapura. Mirëpresim partnerët tanë nga Zvicra dhe së bashku ne do të jemi në gjendje të zgjerojmë investimet tona të përbashkëta për trajnimet e dyfishta dhe bashkëpunuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor 6. Vizioni ynë i përbashkët është një sektor i arsimit dhe trajnimit profesional i modernizuar, i gjelbër dhe inovativ i cili u përgjigjet me sukses nevojave dhe sfidave të sipërmarrjeve .”
Derek George, Zëvendës Drejtues i Bashkëpunimit në Ambasadën e Zvicrës në Serbi u shpreh se: “Është e ditur se sistemi i dyfishtë i arsimit dhe trajnimit profesional i Zvicrës është një faktor kyç që kontribuon në suksesin tonë ekonomik dhe kohezionin social. Prandaj, në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, Zvicra mbështet vendet e saj partnere në Arsimin dhe Trajnimin Profesional (AFP) dhe integrimin e të rinjve në tregun e punës. RCF do të plotësojë dhe përmirësojë rezultatet e programeve dypalëshe zvicerane në rajon, dhe përvoja dhe rrjetet e programeve zvicerane të rajonit do të jenë në dispozicion të RCF. Zvicra dhe Gjermania janë të dyja anëtarë të Komitetit të Donatorëve për AFP të dyfishtë. Dizajni inteligjent i RCF do të promovojë objektivin tonë të përbashkët për të avancuar rëndësinë e tregut të punës dhe përfshirjen e sektorit privat në AFP.”
Analizat e fundit tregojnë rritjen e ndjeshme të ekonomisë së Ballkanit Perëndimor në vitin 2021 dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Por nëse duam të mbajmë këtë trend pozitiv dhe t’i rezistojmë të gjitha sfidave aktuale, sipërmarrjet nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për punonjës të kualifikuar në mënyrë adekuate. Përfitimet e zbatimit të përbashkët të programeve të trajnimit të dyfishtë dhe bashkëpunues në partneritet me ofrues të mirëpajisur të trajnimit profesional njihen tashmë nga shumë sipërmarrje. Me zotimin e fondeve shtesë në Fondin Rajonal të Sfidave, ne shpresojmë të kontribuojmë që edhe më shumë të diplomuar nga programet e arsimit profesional të kenë aftësitë e nevojshme për të zhvilluar karrierën e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor.”, tha z. Balsa Culafiç, Koordinator i Projektit RCF nga Forumi i Investimeve i Dhomave të BP6.
Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) synon të forcojë rëndësinë e tregut të punës të arsimit dhe trajnimit profesional duke përforcuar qasjen e trajnimit bashkëpunues në vendet e Ballkanit Perëndimor 6: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.
Në thirrjen e parë për Shprehje të Interesit të shpallur në vitin 2021, RCF pranoi 205 aplikime nga konsorciume të instituteve të formimit profesional dhe më shumë se 600 sipërmarrjeve, nga të cilat u përzgjodhën 37 projektet më premtuese, duke alokuar në total 14,5 milionë euro për investime. Në thirrjen e dytë e cila qëndroi e hapur deri më 14 Prill 2022, u dorëzuan 123 aplikime të konsorciumeve konkurruese, nga të cilat 27 projektet më të suksesshme u përzgjodhën për financim në shumën 12,2 milionë euro.
Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) është një program inovativ që synon të rrisë produktivitetin dhe konkurrencën e bizneseve në Ballkanin Perëndimor 6. RCF është autorizuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim pranë Bankës së Zhvillimit, KFW dhe implementuar nga Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6-CIF), një iniciativë e përbashkët e dhomave të tregtisë nga rajoni.
Për çdo pyetje të mëtejshme mos ngurroni të kontaktoni përfaqësuesin e RCF, Z. Renato Vasili në:
E-mail: renato.vasili@rcf-wb6.org
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e Familjes në Cineplexx me shumë aktivitete dhe shpërblime!
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
“PASAPORTA MEET & GREET” me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri