Shtëpia botuese “Dukagjini” në këtë fundvit ka shpërblyer fëmijët, duke e mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme garën për vizatuesit e vegjël. Të gjithë fëmijët pjesëmarrës në garë janë shpërblyer me nga një libër, botime të shtëpisë botuese “Dukagjini”.
E, përveç kësaj, në një ceremoni që është mbajtur të shtunën në librarinë “Dukagjini”, janë ndarë edhe shpërblimet për fëmijët që janë vlerësuar me tri vendet e para nga juria profesionale, si dhe një çmim i publikut, në garën e hapur përmes rrjeteve tona sociale.
Me vendin e parë, juria ka vlerësuar punimin e 5-vjeçares Roza Veselaj, që ka zgjedhur të vizatojë një insert nga libri “Tregimi i lepurit Piter”. Juria e ka vlerësuar punimin e 5-vjeçares për origjinalitetin dhe kreativitetin e shprehur në këtë vizatim, duke marrë parasysh edhe moshën e saj. Roza është shpërblyer me dy sete lektyrash, që do ta presin për t’i lexuar në klasën e parë dhe të dytë, si dhe me një set prej 6 librash nga autori shumë i dashur për fëmijët, Gianni Rodari, të gjitha botime të shtëpisë botuese “Dukagjini. Pra, gjithsej 16 libra si shpërblim i vendit të parë.
Me vendin e dytë, sipas vlerësimit të jurisë, është shpërblyer punimi i 8-vjeçares Borë Alimusaj, që ka vendosur të paraqesë grindjen e stinëve, motiv nga libri “Bletëzat” i Drenusha Zajmi-Hoxhës. Punimi i Borës është i pastër dhe me shumë ngjyra, njëkohësisht shumë kreativ dhe origjinal. Shpërblimi i vendit të dytë ka marrë dy sete lektyrash, gjithsej 10 libra.
Punimi i realizuar nga Era Pylla, një insert nga personazhi i veprës “Lepurushi prej Pushi” i autores Margery Williams është shpërblyer me vendin e tretë. Asaj i ka takuar një set lektyrash me 5 libra.
Juria profesionale ka qenë në përbërje të profesores së artit figurativ, Mirlinda Ramadani, si dhe ilustratoreve e disenjatoreve të shtëpisë botuese, Diellza Gojani dhe Jeta Sokoli. Ato kanë vlerësuar punimet e fëmijëve me pikë, në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.
Përveç jurisë, shpërblim i është ndarë edhe vizatueses Menesë Krasniqi, punimi i së cilës ka marrë plot 539 pëlqime në faqen zyrtare të shtëpisë botuese “Dukagjini” në Facebook. Menesës i kanë takuar dy komplete librash për fëmijë.
Seria e plotë e librave me të cilët janë shpërblyer fëmijët janë: seti i lektyrave për klasën e parë: “Tregimi i lepurit Piter” nga Beatrix Potter, “Bletëzat” nga Drenusha Zajmi-Hoxha, “Përralla popullore mbi kafshët” nga Bedri Dedja, “Rrëfenja” nga Vëllezërit Grim dhe “Maçoku me çizme dhe përralla të tjera” nga Charles Perrault; seti i lektyrave për klasën e dytë: “Shkolla e pyllit” nga Bedri Dedja, “Vjersha” nga Agim Deva, “Lepurushi prej pushi” nga Margery Williams, “Përralla e postierit” nga Karel Čapek dhe “Përralla të zgjedhura nga Hans Christian Andersen, si dhe seti i librave për fëmijë i autorit italian Gianni Rodari, të botuara nga “Dukagjini”: “Shigjeta e kaltër”, “Planeti i pemëve të Krishtlindjeve”, “Atalanta”, “Punët e zotit maçok”, Agjenti X.99” dhe “Mes bankash”.
Qëllimi i kësaj gare ishte që të nxiten fëmijët që të përdorin imagjinatën e tyre, që pasi të kenë lexuar një libër vetë ose me ndihmën e prindërve apo kujdestarëve të tyre, të paraqesin në letër atë që kanë kuptuar.
I kemi pranuar rreth 35 punime në adresë të “Dukagjinit”, gjatë afatit të përcaktuar për pranimin e punimeve. Ekipi i “Dukagjini”-t është shumë i kënaqur me rezultatin e arritur, duke shpresuar që kemi kontribuuar në rritjen e interesimit jo vetëm për librin, por edhe për mendimin kritik dhe analitik. “Dukagjini” e sheh tejet të rëndësishme idenë e kultivimit të leximit në fazat e hershme të zhvillimit të fëmijëve, andaj, në këtë drejtim, investon shumë me kapacitetet e veta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Holiday In 2” ofron stilin e jetesës që ju meritoni
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Njoftim për ish punëtorët e 10 ndërmarrjeve shoqërore
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'