LAJMI I FUNDIT:

Guaca e tualetit me programin Alexa të integruar tani mund të bëhet e juaja për disa mijëra euro

Guaca e tualetit me programin Alexa të integruar tani mund të bëhet e juaja për disa mijëra euro

A keni ndenjur ndonjëherë në tualet, duke menduar për ditën tuaj, duke përdorur telefonin tuaj edhe pse kjo është diçka e rëndë për të bërë kur ju uleni aty, duke shmangur të gjithë në shtëpi dhe keni menduar, “Do të doja që Alexa të ishte këtu me mua?”.

The Verge shkruan se kjo është ajo që ata supozojnë që projektuesit e Kohler Numi 2.0 Smart Toilet po mendonin kur bënë këtë guacë me çmim prej 10,846 eurove (11,500 dollarëve) e që brenda saj e ka të integruar programin Alexa.


Kohler tregoi për herë të parë Numi 2.0 në CES në vitin 2019, dhe jo shumë ka ndryshuar nga ai njoftim fillestar. Ai ka ende të integruar Alexa, dhe ka ende shumë drita LED dhe altoparlantë, kështu që çdo mysafir që vjen do të dijë se ju vlerësoni gjërat më teknike në jetë, raporton The Verge, transmeton Telegrafi.

Përtej natyrës jashtëzakonisht Teknike të kësaj komode, ajo ka shumë karakteristika që duhet të presim nga një tualet inteligjent super i shtrenjtë si ato të prodhuara nga kompania japoneze Toto. Kjo do të thotë një bidet që mund të lajë pjesët e përparme dhe të pasme, dritat UV për pastrimin e bidetit të përmendur dhe kontrollin e temperaturës, pozicionit dhe presionit të bidetit.

Ka gjithashtu një tas që avullohet automatikisht për të minimizuar mbetjet e jashtëqitjes, shpëlarjen automatike, aromatizimin automatik, një ulëse me ngrohje, një tharëse ajri dhe një shpëlarje rezervë emergjente.

Më e rëndësishmja për këdo që ka jetuar ndonjëherë me një person që e lë kapakun lart – kjo guacë tualeti ka një kapak që hapet dhe mbyllet automatikisht.

Të gjitha këto veçori kontrollohen nga një telekomandë dore të cilën duhet ta pastroni vetë, dhe veçoritë e integruara LED dhe zëri rrethues menaxhohen nga aplikacioni Kohler Konnect. /Telegrafi/