LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Antibixhoz do t’i rikthehet protestave pas injorimit të kërkesës për miratimin e ligjit për lojërat e fatit

Lëvizja Antibixhoz do t’i rikthehet protestave pas injorimit të kërkesës për miratimin e ligjit për lojërat e fatit

Me dy kazinotë e hapura së fundmi në Tetovë, numri i tyre ka arritur në 46 ndërsa i bastoreve sportive në 96. Numri i tyre vazhdon të rritet pavarësisht kërkesave e protestave të shumta për mbylljen apo zhvendosjen e tyre larg objekteve arsimore. Propozim-ligji për lojërat e fatit për muaj të tërë gjendej në procedurë parlamentare, por tani është tërhequr duke nxitur edhe më shumë reagimin e shoqatës antibixhoz.

“Kanë kaluar tashmë afër pesë vite dhe vazhdon zhagitja dhe mos sjellja e Ligjit në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Shumë e vërtetë është se kjo heqje e Ligjit është në dëm të qytetarëve andaj dhe ndodh ky eksodi i rinisë nga Maqedonia e veriut sepse tashmë është humbur shpresa në këtë vend bashkë me pasigurinë që krijojnë këto lojëra të fatit. Lojëra fati ka gjithandej por këtu tek neve si duket kanë dalë nga kontrolli”, tha Jushi Emërllahu nga Lëvizja Antibixhoz.


Pas tërheqjes së propozim ligjit nga seanca parlamentare, Lëvizja Antibixhoz, ka thirrur në debat Ministrin e financave, komisionin për financa dhe buxhet, rektorët e dy universiteteve por edhe OJQ-të e vendit, që me datë 14 në komunën e Tetovës, të shpalosen të vërtetat për përgjegjësitë që kanë Ministria, Qeveria por edhe krerët e komunave për zvarritjen e miratimit të ligjit, por edhe me rritjen e numrit të kazinove dhe bastoreve sportive në Tetovë.

“Gjithë kryetarët e komunave dhe qeveritarët thonë se nuk ka mundësi Ligjore për dalje nga kjo situatë por kjo s`është e vërtete dhe ne ditën e debatit do e shpalosim se ka mundësi për dalje nga kjo krizë apo gjendje kaotike e vendit, por, edhe një konkluzion do del nga debati se si duhet të veprojë më tutje Maqedonia e Veriut me lojërat e fatit. Dhe plani B është protestat para qeverisë dhe para kuvendit të Maqedonisë së veriut”, shtoi ai.

Sipas Lëvizjes Antibixhoz, protesta e paraparë për këtë muaj, nuk është realizuar pasi nuk kishin marrë leje nga organet përgjegjëse, por ajo, sipas Jushi Emërllahut, pritet të merret së shpejti që qytetarët të mund të shprehin edhe njëherë pakënaqësinë ndaj institucioneve për injorimin e kërkesave të tyre kundër lojërave të fatit./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori