LAJMI I FUNDIT:

Dëbora mbulon majën e Tomorit, pamje magjepsëse nga “mali i shenjtë”

Dëbora mbulon majën e Tomorit, pamje magjepsëse nga “mali i shenjtë”

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri ka shpërndarë sot foto nga maja e Malit të Tomorit.

Në foto duket se dëbora ka mbuluar majën e malit të shenjtë dhe Tyrben e Abaz Aliut.

“Nga maja jugore e Malit të Tomorit, i cili e ka nisur kaq bukur sezonin e tij dimëror”,  AKZM shkruan në Facebook.


I shtrirë në jug të Shqipërisë, Mali i Tomorit është aq imponues në lartësinë e tij prej 2,416 metrash sa në lashtësi i thurën një kult të vetin e i luteshin atij.

Ka ndikuar kaq shumë në imagjinatën kolektive të shqiptarëve përgjatë shekujve sa e kanë konsideruar Olimpin shqiptar.

Është aq inspirues përmes bardhësisë së majave në dimër sa është një nga pikat e referencës të alpinizmit shqiptar.

Etnologia angleze, Margaret Hasluck, e cila ngjiti majën në vitin 1930, u habit kur vuri re se betimi për Baba Tomorin, ishte më i fortë se betimi mbi Ungjill apo Kuran. Sipas ekspertëve ky kult mbetet nga kultet pagane natyrore, ku fenomenet natyrore shpjegoheshin duke i dhënë malit fuqi të mbinatyrshme.

Përgjatë shekujve ritet pagane, kristiane e islame, kanë bërë që Tomori sot të konsiderohet një mal i shenjtë. Për këtë arsye dhe rilindasit shqiptarë, i kanë kënduar malit me shpresën se mund të zgjonin një ndërgjegje kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori