LAJMI I FUNDIT:

“Shkup Veri” dënon deklaratën e ministrit Nuredini se nuk duhet të përdoret mazuti për ngrohje

“Shkup Veri” dënon deklaratën e ministrit Nuredini se nuk duhet të përdoret mazuti për ngrohje

Ngrohtorja Shkup Veri dënon deklaratat e ministrit të Mjedisit, Naser Nuredini, i cili tha se ngrohtorja “Shkup Veri” nuk duhet të prodhojë nxehtësi me naftë, por duhet të punojë me gazin që gjendet në treg.

“SHA Shkup Veri dënon ashpër deklaratat jashtëzakonisht të papërgjegjshme dhe joprofesionale të ministrit të Mjedisit, Naser Nuredini se “Shkup Veri” nuk duhet të prodhojë ngrohje me mazut sepse gazi natyror është në treg”.

Dëshirojmë t’i rikujtojmë ministrit se në vitin 2021 në Maqedoninë e Veriut janë importuar rreth 105 mijë tonë mazut, ndërsa në vitin 2022 deri në shtator mbi 150 mijë tonë, të cilat kryesisht përdoren për prodhimin e energjisë elektrike, e cila, për të rikujtuar ministrin, disponohet edhe në tregun e lirë! Ka qenë ministria e tij që ka lëshuar lejet për përdorimin e atij mazuti!


Shkupi Veri do të kishte përdorur maksimumi 15 tonë për testimin e pajisjeve për naftë dhe kalimin e kësaj periudhe, në të cilën për pesë ditë tashmë mbi pesë mijë përdorues kanë mbetur pa ngrohje, përfshirë 13 shkolla, çerdhe dhe qendra shëndetësore”, thuhet në njoftimin e “Shkup Veri”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Siguri
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Kronika e Zezë
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori