Kompania italiane e makinave Lancia po rilind si një markë vetëm për vetura elektrike
Lancia, kompania italiane e makinave në pronësi të Stellantis së bashku me Fita, Chrysler, Citroën, Vauxhall dhe Peugot, po ringjallet si një markë e makinave elektrike.
Kompania njoftoi planet për të prodhuar tre automjete elektrike midis vitit 2024 dhe 2028: një Ypsilon i ri, Delta e re, dhe një “produkt kryesor” i pa emëruar, transmeton Telegrafi.
Marka gjithashtu po sjell një logo të re, e teta në historinë e saj të gjatë 116-vjeçare, e cila i referohet dizajnit të saj të vitit 1957.
Deri në vitin 2028, plani është që Lancia të shesë ekskluzivisht automjete elektrike. Por, siç vëren Electrek, kompania shet vetëm një makinë të vetme (Ypsilon) në një treg të vetëm (Itali). Pra, nuk duhet të jetë shumë e vështirë të heqësh dorë nga shitjet e makinave të saj me motorë me djegie.
Krahas planeve të saj për EV dhe logos së re, Lancia ka zbuluar gjithashtu një gjuhë të re dizajni që thotë se do të udhëheqë krijimin e tre makinave të ardhshme.
Kompania ka ndërtuar një skulpturë fizike për të shërbyer si një “manifest tredimensional” i këtyre parimeve të projektimit.
Drejtori i Përgjithshëm i Lancia-s, Luca Napolitano, e quan skulpturën e cila është quajtur “Lancia Pu+Ra Zero” një “vepër arti në të cilën e kaluara dhe e ardhmja janë në kontakt të vazhdueshëm, në të cilën eleganca është e balancuar me frymën radikale të formave”.
Me sa duket “Pu+Ra” është shkurtim i “Pure and Radical”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefi i Lamborghini: Veturat elektrike super sportive nuk kanë shumë kuptim!
Standardi evropian: A e dini se për çfarë shërbejnë mbulesat e vogla në pjesën e përparme dhe të pasme të automjetit?
E kishte aktivizuar opsionin e vozitjes autonome – Tesla për pak sa nuk u përplas në trenin në lëvizje në Ohio
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251