Ky është mjeku Llambe Kërsteski. Para tre javëve ka hapur Ordinancë gjinekologjike në Shuto Orizarë. Rreth 8000 gra nga kjo komunë për një vit ishin pa gjinekolog amë.
Deri tani thotë se ka realizuar rreth 350 vizita, mirëpo tregon se banorët e kësaj komune ende nuk janë të informuar se mund të drejtohen në Poliklinikë për kontrolle gjinekologjike.
“Për fat të keq deri tani nuk kanë bërë kontrolle për shkak se nuk ka pasur gjinekolog amë, por tani pasi u hap, kemi diku rreth 350 paciente që kanë qenë për vizitë dhe i ftoj të gjitha pacientet nga komuna e Shuto Orizares që të hapin karton këtu dhe të mos gravitojnë nëpër komuna tjera, që të mund të realizojnë të drejtën e tyre për mbrojtje shëndetësore primare”, tha gjinekologu Llambe Kërsteski.
“Kjo ambulancë ka specifikë, është e hapur për nder të nënës time, e cila më ka dhënë mua jetë dhe për nder të bashkëshortes e cila më dha dy fëmijë dhe për të gjitha nënat pa dallim kombi, religjioni, pra për të gjitha nënat në botë. Siç thash edhe pak më parë nëna është emër, e nuk ka (përemër) zëvendësim dhe do të qëndroj deri në pensionim”, tha Kërsteski.
Këshilltari i kryeministrit për gjithëpërfshirjen e romëve Elvis Memeti thotë se me ministrin e Shëndetësisë do të bëjnë fushata për informim të qytetarëve për kontrolle gjinekologjike.
“Nga radhët e specializantëve shprehu interes një mjek shumë ambicioz, i cili na prezantoi një biznes model, logjikë të punës në kuadër të kësaj ordinance dhe kërkoi ndihmë nga qeveria dhe sektori civil që të bëhen fushata për animim dhe rritje të vetëdijes së komunitetit”, tha Elvis Memeti, këshilltar i kryeministrit për Inkluzionin e Romëve.
Përndryshe problemi me mungesën e gjinekologëve në komunën e Shuto Orizares ekziston tashmë 10 vjet. Brenda një dekade kanë ardhur e kanë shkuar mjekë gjinekologë, duke ia vështirësuar pacienteve, sidomos shtatzënave kryerjen e kontrolleve rutinë dhe të tjera./tv21
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Keqpërdorimi i resurseve publike cenon integritetin e garës zgjedhore
VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
Dialogu strategjik me SHBA, Arifi: Kosova nuk po përparon, shumë vonë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025