LAJMI I FUNDIT:

Fillon asfaltimi i bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë (VIDEO)

Fillon asfaltimi i bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë (VIDEO)

Filloi shtrimi i asfaltit në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë.

I pari që doli për të parë se di po ecë puna është kryesuesi i këshillit komunal Besar Durmishi, i cili tha se deri në fund të këtij viti do të duhet të përfundojë kjo pjesë.“I përmban të gjitha standardet e nevojshme me infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore të gjitha që nevojitet për këtë zonë, kemi instaluar rrjet të ri të ujësjellësit edhe kanalizimit, do të ketë ndriçim publik dhe mbjelle të drunjve dhe përmasa janë ashtu siç është paraparë edhe me plan, tha Besar Durmishi”, kryetar i Këshillit Komunal Tetovë.

Durmishi paralajmëroi se gjatë vitit të ardhshëm Komuna e Tetovës ka paraparë buxhet edhe për fazën së parë për vazhdimin e bulevardit.


“Në buxhetin e vitit 2023 kemi paraparë mjete për ekspropriimi e fazës së dytë edhe në vitin 2023 pritet që të përfundojmë edhe ekspropriimi edhe të fillojmë me vazhdimin e bulevardit”, tha Durmishi.

Komuna e Tetovës i ka dhënë edhe disa ditë afat familjes që do të duhet të lëshojë shtëpinë e vetme që duhet mënjanuar që ky bulevard të lidhet me pjesën tjetër. Në këtë pjesë të bulevardit komuna e Tetovës ka bërë shpronësimin e gjithsej 20 familjeve me vlerë rreth 2 milionë euro./tv21