LAJMI I FUNDIT:

Tokayev rizgjidhet president i Kazakistanit

Tokayev rizgjidhet president i Kazakistanit

Kassym-Jomart Tokayev është rizgjedhur president i Kazakistanit, shtetit më të madh të Azisë Qendrore.

Tokayev, 69-vjeçar, i cili erdhi në pushtet në vitin 2019, mori 81.31 për qind të votave.


Rezultati ishte i pritshëm, pasi pesë kundërshtarët e Tokayevit ishin pak të njohur për publikun.

Asnjëri prej tyre nuk shënoi mbështetje dyshifrore në votim, ndërsa 5.8 për qind e votuesve votuan kundër të gjithë kandidatëve.

Komisioni zgjedhor tha se në zgjedhjet e së dielës kanë marrë pjesë rreth 70 për qind e qytetarëve, prej 12 milionë votuesve me të drejtë vote.

“Njerëzit kanë shprehur qartë besimin e tyre tek unë dhe ne duhet ta arsyetojmë atë”, tha Tokayev pas shpalljes së rezultateve.

Kazakistani u zhyt në kaos gjatë protestave në janar të këtij viti, prej të cilave mbetën të vdekur 238 persona.

Tokayev, i cili drejtonte vendin edhe në atë kohë, shtypi me dhunë këto protesta.

Ai e kishte përshkruar dhunën vdekjeprurëse të janarit si tentim për puç.

Protestat e nxitura nga rritja e çmimeve të naftës, ishin shndërruar në trazirat më të këqija që ka parë ky shtet në 30 vjet të pavarësisë. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Bosnja
“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

Evropa
SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori