LAJMI I FUNDIT:

A e keni ditur që gratë diktojnë trendët në industrinë e veturave? Çfarë është vendimtare kur bëjnë përzgjedhjen

A e keni ditur që gratë diktojnë trendët në industrinë e veturave? Çfarë është vendimtare kur bëjnë përzgjedhjen

Gratë nuk janë një kategori e papërfillshme kur bëhet fjalë për makinat

Tashmë është vërtetuar shkencërisht se femrat nuk janë fare shofere të këqija, por përkundrazi, statistikisht janë shofere më të mira se shumica e meshkujve. Ka dallime të konsiderueshme në perceptimin e makinave, kryesisht për faktin se gratë i shohin ato si mjete transporti. Megjithatë, sigurisht që femrat nuk do të pranojnë të ngasin çdo lloj makine, sepse kanë shumë kritere që i drejtojnë kur zgjedhin, dhe më së shumti i referohen estetikës së vetë makinës.


Mbi të gjitha, gratë preferojnë një automjet që është i përballueshëm, ka hapësirë të mjaftueshme për të vendosur të gjitha gjërat e nevojshme, është ekonomik për sa i përket konsumit të karburantit dhe siguron një minimum sigurie.

Gratë veturën nuk e konsiderojnë si diçka që duhet “përkëdhelur” dhe zgjedhja e veturave mbështetet në estetikë dhe në ndjenjën vizuale që e ofron vetura. Të rëndësishme janë forma, linja dhe ngjyra, transmeton Telegrafi.

Ajo që duhet kushtuar vëmendje është brendësia, e cila patjetër duhet të ketë linja të bukura, si edhe ngjyra e ulëseve të jetë e përshtatur me ngjyrën e karrocerisë.

Natyrisht, është e qartë që gratë e duan veturën e cila është e lehtë për t’u drejtuar dhe bashkë me këtë ketë edhe të gjitha komoditetet që do t’ua bëjnë jetët më të thjeshta.

Është interesante që hulumtimet më të fundit kanë treguar që gratë më shpesh blejnë edhe marrin me qira vetura se burrat, andaj ka të tillë që konstatojnë që gjinia e bukur pikërisht dikton trendët në industrinë e veturave.

Nëse i shikoni panairet botërore të veturave, do të shihni që prodhuesit më të famshëm të veturave gjithnjë e më shpesh ofrojnë karroceri me ngjyrë rozë, vjollcë apo ciklamini.

Është gjithashtu interesante që femrat zgjedhin gjithnjë e më shumë makina të forta dhe të shpejta, domethënë gjithnjë e më pak “frikësohen” të hipin në një makinë të madhe, e cila ka motor të fortë dhe konsum të lartë karburanti. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori