LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e Lear Kurtit, Prokuroria e Tiranës zbulon shkakun e humbjes së jetës

Vdekja e Lear Kurtit, Prokuroria e Tiranës zbulon shkakun e humbjes së jetës

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Tiranë ka publikuar ekspertizën mjeko-ligjore në lidhje me shkaqet e vdekjes së shtetasit Lear Kurti, ku përcaktohet se ai ndërroi jetë nga mbidoza e kokainës.

Sipas eksperitzës, shkaku i vdekjes se shtetasit Lear Kurti ka qenë “helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizimin e ishemisë akute të miokardit që ka sjellë për pasojë asistolinë kardiake (Ndalim i menjëhershëm i zemrës)”.

“Në përgjigje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, përcaktohet diagnoza Anatomo-Patologjike: Mbidozim (Helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë. Ishemi akute Hypoksite e miokardit e shoqëruar me kontraktim dhe deformim të miofibrilive, edemë e shprehur e trurit, stazë vazale dhe ekstravazat kapilar, atelektazë dhe emfizemë kompesatore e mushkrisë, hepatit kronik persistent”, thuhet në raport.


Lear Kurti ndërroi jetë pak minuta pasi u shoqërua nga një patrullë policie e komisariatit nr. 3 në Tiranë. Në një njoftim të dytë, pasi pretendoi se kishte vdekur në spital, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tha se 32-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua në spital ku u konstatua se kishte ndërruar jetë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori