LAJMI I FUNDIT:

Mbahet edicioni i 22-të i Panairit Ndërkombëtar ‘AGROKOS’

Mbahet edicioni i 22-të i Panairit Ndërkombëtar ‘AGROKOS’

Panairi Ndërkombëtar i agrobiznesit dhe ushqimit “AGROKOS”, fokus i të cilit është krijimi i një ure bashkëpunimi në mes të bizneseve të Ballkanit Perëndimor me vendet e tjera evropiane dhe më gjerë, është mbajtur me 19 dhe 20 tetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në “AGROKOS” konsumatori kosovar pati mundësinë të njohë dhe po ashtu të shijojë prodhimet bujqësore, blegtorale, e plot produkte të tjera ushqimore vendase, të cilat po shtrihen çdo herë e më shumë në tregun vendor edhe atë të jashtëm.


Derisa nga prodhuesit vendorë panairi “AGROKOS” po shihet si mundësi mjaftë e mirë për të promovuar produktet e tyre, si dhe për të takuar biznese ndërkombëtare që dëshirojnë të vijnë në vendin tonë, qoftë për bashkëpunim me kompanitë e vendit apo edhe hapje të fabrikave të reja.