LAJMI I FUNDIT:

Ruajuni kur jeni përballë këtyre shenjave: S’ka asnjë shans t’u shpëtoni paragjykimeve!

Ruajuni kur jeni përballë këtyre shenjave: S’ka asnjë shans t’u shpëtoni paragjykimeve!

Na kanë mësuar të mos e gjykojmë librin nga kopertina, por ja që ndonjëherë as nuk e shmangim dot dhe as s’i shmangemi dot paragjykimeve

Kush na gjykon më shumë?!

Luani


Kjo shenjë, përfaqësohet nga luani- mbreti i kafshëve- dhe jo më kot konsiderohet edhe si mbreti i zodiakut. Ata e adhurojnë vëmendjen dhe vdesin të kenë fansa, gjë e cila dashje padashje i bën të jenë kritikë apo paragjykues ndaj të tjerëve. Janë ambiciozë dhe pretendojnë të zënë vendin e parë.

Disa njerëz të shenjës së Luanit mund t’i gjykojnë të tjerët edhe thjesht për të fshehur më mirë pasiguritë e veta, shkruan Bustle.

Virgjëresha

Pyesni këdo që beson dhe është brenda botës së horoskopit se kush është shenja që gjykon më shumë dhe ta keni të sigurt se përgjigjja e parë do të jetë: Virgjëresha!

Si shenjë perfeksioniste, Virgjëresha konsiderohet si më kritikja e zodiakut. Duket sikur kanë gjithmonë gjithçka nën kontroll. Duke qenë se planeti i tyre udhëheqës është Mërkuri kjo shpjegon dhe mprehtësinë e tyre. Të gjitha këto e bëjnë të ketë tendencën për të qenë më paragjykues dhe kritikues se të tjerët. Sidomos për njerëz që i konsiderojnë më pak inteligjent se veten.

Bricjapi

Bricjapi, duke qenë se udhëhiqet nga Saturni ka shumë punë dhe disiplinë në botën e tij prandaj tentojnë të jenë të rezervuar, seriozë dhe intimidues, citon Anabel.

Janë shumë të mirë në menaxhimin e emocioneve dhe kjo i bën shumë të vështirë për t’u lexuar. Ti s’e kupton dot kurrë çfarë ata po mendojnë vetëm duke i parë në fytyrë. Bricjapët ngrenë mure shumë të lartë rreth zemrës së tyre dhe janë shumë selektivë kur vjen puna tek shoqëria dhe dashuria. Rrjedhimisht kjo i bën gjykues shumë të mirë para se t’i lënë njerëzit t’i afrohen. /Telegrafi/