LAJMI I FUNDIT:

Teleskopi James Webb kap “bashkimin e galaktikave” 270 milionë vite dritë larg

Teleskopi James Webb kap “bashkimin e galaktikave” 270 milionë vite dritë larg

Telskopi Hapësinor James Webb ka kapur një palë galaktikash të ndërthurura duke u zhytur me ‘kokë te njëra-tjetra’ në një proces të njohur si një bashkim galaktikash, në një foto të re të publikuar nga NASA.

Sistemi ndërveprues i galaktikës, i njohur zyrtarisht si IC 1623, ndodhet rreth 270 milionë vite dritë nga Toka në yjësinë Cetus, transmeton Telegrafi.


Bashkimi i tij ndez një furi të formimit të yjeve të njohur si një shpërthim yjesh, i cili krijon yje të rinj me një shpejtësi “më shumë se 20 herë më shumë se galaktika e Rrugës së Qumështit”, sipas NASA-s.

Kjo gjendje e vazhdueshme – dhe ekstreme – e shpërthimit të yjeve do të thotë se bashkimi po lëshon emetime intensive infra të kuqe.

Në fakt, NASA thotë se galaktikat e bashkuara “mund të jenë në procesin e formimit të një vrime të zezë supermasive”.

Dhe për shkak se ky sistem galaktik i bashkuar ndodh të jetë veçanërisht i ndritshëm në gjatësi vale infra të kuqe, e bën atë një objektiv të përshtatshëm për ta kapur teleskopi James Webb – dhe për astronomët për ta studiuar. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Amerika Latine
Kalo në kategori