Nëse i referohemi të dhënave të INSTAT-it, në dekadën e fundit kanë emigruar afërsisht nga 200-400 mijë shqiptarë. Portale të ndryshme kanë shkruar se në vitin akademik 2022-2023 janë regjistruar 15 mijë studentë më pak se një vit më parë. Shumë shkolla, kopshte dhe çerdhe janë mbyllur.
Këta studentë, nxënës, fëmijë, nuk kanë braktisur shkollën, por kanë braktisur Shqipërinë! Shqiptarë që po sakrifikojnë gjithçka për asgjë.
Sot ka qindra mijëra shqiptarë që sorollaten nëpër azilet e Gjermanisë, Francës, Anglisë. Sot kemi qindra e mijëra shqiptarë që jetojnë në Evropë në mënyrë të paligjshme, me shpresën se mund të rregullohen jashtë vendit të tyre.
Po pse kaq shumë: Mirupafshim Shqipëri?
Genti dhe Teuta janë dy të rinj që sapo kanë përfunduar studimet universitare. Ata punojnë në administratë shtetërore dhe të dy paguhen me rrogë specialisti. 45 mijë lekë të rinj paguhet Genti, e pak më pak paguhet Teuta. Të dy marrin gati 90 mijë lekë të rinj në muaj!
Genti dhe Teuta e kanë shumë të vështirë të blejnë një shtëpi, për të mos thënë të pamundur.
Nëse ua hedhim një sy agjencive imobiliare në Shqipëri, një apartament në Tiranë, jashtë unazës së madhe, me tre dhoma gjumi kushton nga 150-265 mijë euro. I njëjti çmim është në zonën e Freskut, Dajtit, Astirit etj.
Sa vite punë i duhet një çifti për të grumbulluar lekët që të blejnë një apartament?
Nëse kalkulojmë shpenzimet mujore të Gentit dhe të Teutës, janë më shumë shpenzime mujore sesa të ardhura që kanë. Shpesh herë çifti i të rinjve detyrohet t’i kërkojë ndihmë familjarëve.
Dy të rinjtë kanë marrë me qira një apartament i cili kushton 30 mijë lekë të rinj në muaj. Shpenzimet mujore të këtij çifti janë pastaj faturat e dritave, ujit, për administrimin e pallatit, telefonin, televizorin … Të gjitha këto shpenzime kushtojnë diku tek 40 mijë lekë të rinj. Në fillim të muajit, çifti ka shpenzuar 50 për qind të rrogës, duke shlyer faturat bazike, pjesën tjetër që u ngelet nga rroga e konsumojnë vetëm për shportën e ushqimeve – nuk po llogarisim shpenzimet e ”luksit”, ndryshimin e gardërobës sipas stinëve etj.
Sot, 60 për qind e të rinjve shqiptarë e jetojnë jetën si Genti dhe Teuta. Shumica e të rinjve janë rrogëtarë dhe kjo rrogë nuk u mjafton për të mbuluar shpenzimet e nevojshme mujore.
Kush mund të na tregojë një formulë se si Genti dhe Teuta, që punojnë në një punë relativisht të mirë në administratë, të blejnë një apartament, të kenë mundësi që ta nisin jetën normale, si kudo në Evropë?
Unë, në emër të Gentit dhe të Teutës dhe shumë të rinjve, po i drejtohem znj. ministre të të rinjve dhe fëmijëve, qeverisë shqiptare dhe deputetëve të parlamentit me pyetjen: Vërtet nuk e dini se të ardhurat e një specialisti janë shumë më pak se shpenzimet e detyrueshme mujore? Ku jetoni ju kur bëni thirrje: Mos ikni, kthehuni etj.? Keni menduar çfarë do t’ju ofroni shqiptarëve, përveç teatrit politik? Ju, që jeni ligjvënës, a nuk duhet t’i mbroni të rinjtë dhe të gjeni instrumentet e duhura që ata të mos e braktisin vendin e të mos ikin nëpër botë? Sepse, ata po braktisin Shqipërinë dhe po vuajnë nëpër Evropë që të fitojnë statusin e azilantit ekonomik, politik etj.? A nuk ju vjen turp se si shtetasit tuaj akoma rrezikojnë jetën dhe emigrojnë në rrugë të frikshme? Rinia shqiptare po lë prindërit e moshuar, në mëshirë të fatit, me pensione qesharake. Kjo nuk është aventurë dhe as rini e papërgjegjshme. Është rini e pashpresë. A nuk e shihni se po e katandisni Shqipërinë?
Të rinjtë duan të shikojnë ndryshime të dukshme. Të rinjtë duan shpresa. Ka ardhur koha të reflektoni. Edhe pse jeni kaq vonë, gjithmonë ka kohë për t’i ndrequr gabimet. Duhen ndryshime jo monologje dhe diskutime pa vlerë. Jepini fund nepotizmit në institucionet publike. Mos shpërndani fonde nëpër organizata, fondacione apo biznese që të mbajnë konferenca, por aprovoni projektet e të rinjve kreativë. Jepini një dorë bizneseve të vogla nismëtare që të rinjtë të vetëpunësohen dhe të sjellin risi në Shqipëri, që të mos shkëlqejnë vetëm jashtë kufijve tanë. Tregoni se jemi Shqipëri, vendi më vital në botë dhe jo xhungël ku mbijeton më i forti. Ndryshoni politikat sociale, aplikoni programe qe nxisin punësimin, integroni të rinjtë drejt tregjeve të ndryshme.
Nuk duam më të dëgjojmë drama politike, fajtorë pa ndëshkim, fonde që humbin, një Shqipëri që po braktiset dhe që mbetet e pashpresë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
"Nuk ka pasur si ai në histori" - Liridon Krasniqi zbulon lojtarin më të mirë të Kosovës
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj