Porsche pati disa javë interesante, me IPO-në e saj në fillim të mbarë dhe tani aksionet e saj po bien së bashku me pjesën tjetër të tregjeve, dhe disa publikime të automobilave zbuluan lajmin e pakëndshëm për veturën elektrike Macan.
Vetura elektrike Porsche Macan do të jetë vetëm vetura e dytë tërësisht elektrike e kompanisë, pasi që Taycan arriti suksesin e pritur. Macan ende mbetet modeli më i shitur i Porsche por vetëm për shkak të vonesave të Taycan.
Kompanisë iu desh kohë e gjatë për zhvillimin e versionit elektrik për SUV-në e saj më të vogël, duke e ditur shumë mirë se ai kishte të gjitha shenjat për t’u bërë një sukses i menjëhershëm me klientët, përcjell Telegrafi.
Vetëm pak para IPO-s, Porsche shpërndau një memorandum të gjerë investimi me klientët e saj potencial. Autocar kishte arritur që të marr dokumentin prej 820 faqeve, dhe pasi e lexuan atë, arritën tek planet e prodhimit për Macan, raporton Arena EV.
Aty nuk kishte lajme të mira për të – Porsche e konfirmoi për investitorët se lansimi i Macan ishte pezulluar deri së paku në fillim të vitit 2024.
Faji u hodh tek ekipi i Cariad, një divizion i zhvillimit të softuerit të VW Group.
Ekipi është përgjegjës për platformën e ardhshme E3 1.2 me të cilën supozohet se do të funksionojnë të gjitha automjetet elektrike të grupit të ardhshëm VW – që përfshin Porsche Macan. Ka edhe vonesa të tjera nga kontraktorët e palëve të treta dhe Porsche pranoi se nuk ka fare kontroll mbi to. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVolvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Rreth 11 miliardë dollarë: Honda vjen me investimin më të madh të automjeteve në Kanada
Shoferi i Tesla në SHBA tha se ai po përdorte Autopilot kur goditi për vdekje një motoçiklist
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV
Jugkoreanët pretendojnë se kanë bateri që mund të karikohet në pak sekonda
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë