LAJMI I FUNDIT:

Dështon lansimi i raketës balistike nga jugkoreanët, rrëzohet në tokë – banorët në panik kur panë zjarrin që kishte shpërthyer

Dështon lansimi i raketës balistike nga jugkoreanët, rrëzohet në tokë – banorët në panik kur panë zjarrin që kishte shpërthyer

Dështimi i lansimit të raketës balistike nxiti panik në qytetin e qetë të Koresë së Jugut, pasi raketa ka rënë në tokë dhe shkaktoi zjarr të madh.

Ushtria jugkoreane shkrepi mbrëmë raketën balistike me rreze të shkurtër veprimi Hyunmoo-2, që për shkak të një defekti ra shpejtë në tokë pak çaste pas lansimit, transmeton Telegrafi.


Derisa po binte në tokë ka marrë fjalë derivati i raketës, por kapsula nuk ka shpërthyer, ka bërë të ditur përfaqësuesi i ushtrisë jugkoreane.

Seuli dhe Washingtoni kanë realizuar stërvitje të përbashkëta ushtarake, ku në kuadër të këtyre stërvitjeve janë shkrepur raketa si kundërpërgjigje ndaj lansimit të raketës balistike me rreze të mesme veprimi nga ana e Koresë së Veriut që fluturoi mbi Japoni.

Fotografitë që janë shpërndarë në rrjetet sociale, autenticiteti i të cilave AFP nuk ka mundur t’i konfirmojë shfaqin topin e zjarrtë, për të cilin përdoruesit pretendojnë se është lokalizuar në afërsi të bazës ajrore Gangeung në lindje të vendit.

“Shumë banorë janë në panik ku i kanë telefonuar autoriteteve lokale. Në fillim nuk e kemi ditur se çfarë po ndodhë, pasi nga ushtria nuk kemi marrë kurrë paralajmërimi se po zhvillohen stërvitje”, tha një qytetare nga Gangneunga.

Në anën tjetër, policia jugkoreane ka njoftuar se nuk ka pasur viktima dhe se po hetohen shkaqet e dështimit të lansimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Evropa
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Afrika
Çfarë dihet deri më tani për atentatin ndaj kryeministrit sllovak

Çfarë dihet deri më tani për atentatin ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Robert Fico raportohet se e kaloi me sukses operacionin

Robert Fico raportohet se e kaloi me sukses operacionin

Evropa
Kalo në kategori