LAJMI I FUNDIT:

Taksia fluturuese e kompanisë Wisk Aero, ka katër ulëse dhe mund të fluturojë në mënyrë autonome

Taksia fluturuese e kompanisë Wisk Aero, ka katër ulëse dhe mund të fluturojë në mënyrë autonome

Kompania Wisk Aero ka prezantuar gjeneratën e gjashtë të taksisë fluturuese gjysmë autonome, për të cilën pretendon se është “kandidati i parë për certifikatën e agjencisë federale për aviacion”, që ka të bëjë me mjetet motorike autonome siç është rasti i eVTOl, mjetit elektrik me ngritje dhe zbritje në mënyrë vertikale.

Duke parë dizajnin duket se bëhet fjalë për versionin e avancuar të taksisë fluturuese të quajtur Cora, që tashmë ka fluturuar në Zelandë të Re gjatë vitit 2018. Megjithatë, kësaj radhe nuk është shfaqur fluturimi, e as detajet për avancimin e procesit të certifikimit, transmeton Telegrafi.

Nga Wisk pretendojnë se fluturakja ka katër ulëse, mund të fluturojë me shpejtësi deri në 222 kilometra në orë në një lartësi prej afro 1.200 metra.


Posedon 12 helika, që e ndihmojnë për t’u ngritur dhe zbritur në tokë. Rrezja e veprimit të saj është 145 kilometra. Videoja promovuese tregon se si pasagjerët vendosin rripat e sigurisë dhe kalojnë nëpër procedurat e demonstrimit të sigurisë përmes ekraneve të ndjeshëm në prekje.

Taksitë fluturuese tani kanë “më pak mjete lëvizëse, nuk kanë hidraulik, vaj e as derivate” dhe janë më të sigurta për fluturim. Është i dizajnuar për të tejkaluar “standarde rigoroze të sigurisë në aviacion dhe se gjasat për aksident janë 1:1.000.000.000.

Sipas Wisk, taksia e re fluturuese është kandidate për certifikatën FAA që do t’i mundësonte të transportonte pasagjerë në SHBA, megjithatë, marrja e një certifikate të tillë është punë e rëndë edhe për prodhues të etabluar të aeroplanëve siç është Boeing që përdor dizajne standarde të fluturakeve. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
A duhet ta kemi në veturë rrotën rezervë?

A duhet ta kemi në veturë rrotën rezervë?

Auto
Policia gjermane ndalon shoferin e skuterit elektrik që arrin shpejtësinë prej 80 kilometra në orë, fillojnë hetimet ndaj tij

Policia gjermane ndalon shoferin e skuterit elektrik që arrin shpejtësinë prej 80 kilometra në orë, fillojnë hetimet ndaj tij

Auto
Gjigantët japonezë të veturave njoftojnë planet për t'u bashkuar në një kompani të vetme

Gjigantët japonezë të veturave njoftojnë planet për t'u bashkuar në një kompani të vetme

Rolls-Royce i blinduar që kushton tre milionë euro, makina më e sigurt me nivel të lart luksi

Rolls-Royce i blinduar që kushton tre milionë euro, makina më e sigurt me nivel të lart luksi

Modelet e Reja
Del në shtije Ferrari i Trumpit - ka vetëm 15 mijë kilometra të kaluara

Del në shtije Ferrari i Trumpit - ka vetëm 15 mijë kilometra të kaluara

Auto
Vetura e shtrenjtë Pagani Zonda pret pronarin e ri

Vetura e shtrenjtë Pagani Zonda pret pronarin e ri

Auto
Kalo në kategori