LAJMI I FUNDIT:

Prodhimi në Eurozonë në nivelin më të ulët në dy vitet e fundit

Prodhimi në Eurozonë në nivelin më të ulët në dy vitet e fundit

Indeksi i Prodhimit në Eurozonë shënoi rënien në nivelin më të ulët në 28 muajt e fundit.

Sipas S&P Global, indeksi PMI ka rënë në 48.5 për qind në shtator nga 49.6 për qind në gusht.


Në Eurozonë prirja negative ekonomike u thellua në shtator, në mes të tkurrjes së vazhdueshme të aktiviteteve të biznesit për të tretin muaj radhazi.

Kompania shtoi se rritja e çmimeve të energjisë shkaktoi presion shtesë mbi barrën e kostove të kompanive dhe në disa raste kufizim të prodhimit.

“Përkeqësimi i performancës vërehet si në prodhim, ashtu edhe në shërbime, me rënie gjithnjë e më të madhe të kërkesës në të gjithë sektorët si rezultat i rritjes së kostos së jetesës dhe pakënaqësisë në rritje për perspektivat e ardhshme”, theksoi S&P Global.

Në shtator, PMI i shërbimeve ishte gjithashtu në nivelin më të ulët të 19 muajve me 48.2 për qind, nga 48.9 në gusht. /Telegrafi/