LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Greqia së shpejti me marrëveshje bashkëpunimi në sistemin e shëndetësisë

Kosova dhe Greqia së shpejti me marrëveshje bashkëpunimi në sistemin e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, është takuar sot në Athinë me Ministrin e Shëndetësisë së Greqisë, z. Athanasios Plevris

Kjo është vizita e parë e një Ministri të Shëndetësisë së Kosovës, që takon zyrtarisht Ministrin e Shëndetësisë së Greqisë.


Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që së shpejti të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në sistemin e shëndetësisë ndërmjet dy vendeve.

Ministri Latifi në këtë takim shpalosi fushat e bashkëpunimit të ardhshëm me fokus në shtatë objektivat e planit të tij për shëndetësinë siç janë: funksionalizimi i 15 qendrave të ekselencës; trajnimi i profesionistëve shëndetësorë; programet e bursave; shkëmbimi i ekspertizës, etj.

Ministri Dr. Rifat Latifi, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka falënderuar Ministrin e Shëndetësisë së Greqisë, z. Athanasios Plevris për mbështetjen e Greqisë për integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonal dhe ndërkombëtarë dhe avancimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

Po ashtu, në këtë takim, Ministri Latifi ka theksuar rëndësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia dhe katër shtetet e tjera anëtare të BE-së.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë i Greqisë, z. Athanasios Plevris, shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar dhe mbështetur sistemin shëndetësor të Kosovës përmes mbështetjes dhe shkëmbimit reciprok të përvojave në shëndetësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori